Follow us on:

Ambasadori Kullashi mori pjesë në Festën shtetërore të Algjerisë

Paris, 30 Tetor - Ambasadori Kullashi mori pjesë në Festën shtetërore të Algjerisë, me ftesën e Ambasadorit Amar Bendjama.

z. Kullashi  e njoftoi Ambasadorin algjerian për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes zgjërimit të njohjeve dhe integrimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe pjesmarrje të zyrtarëve të lartë në konferenca ndërkombëtare, sikurse edhe në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sikurse edhe për procesin e normalizimit të mardhënieve me Sërbinë.
Ambasadori Bendjama u intersua për raportet e Kosovës me vendet e rajonit, por nuk reagoi ndaj shpresës që shprehu Kullashi se edhe Algjeria do të çilet ndaj çështjes së njohjes së Kosovës.
Më pastaj, Muhamedin Kullashi theksoi se deri më tani më se gjysma e shteteve të Afrikës e kanë njohur Kosovën, pasi i kishin shqyrtuar me vëmendje rethana e aspekete të ndryshme lidhur me këtë çështje.
z. Kullashi pokështu e njoftoi Ambasadorin algjerian e në vitin 1981 kishte përkthyer në gjuhën librin e Francë Fanonit “Të mallkuarit e botës” (parathënien e të cilit e shkrou Jean-Paul Sartre) kushtuar procesit të pavarësimit të Algjerisë.
Përndryshe, në kryeqendrën e këtij vendi disa institucione mbajn emërin e Fanonit (psikiatër) që kishte mbështetur luftën për pavarësi të Algjerisë.
Në këtë ceremoni Ambasadori Kullashi bisedoi edhe me Ambasadorin e Katarit në UNESCO, z. Ali Zainal, i cili është aty edhe Nën-kryetar i Komitetit për trashëgimi kulturore, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Z. Zainal, premtoi mbështetjen e misionit të vet diplomatik pranë UNESCO-së, aq më tepër pse para dy vitesh, me ftesë të MPJ-së së Kosovës pati rastin të vizitoi (me katër Ambasadorë të tjerë Kosovën dhe monumentet që janë në mbrojtje të UNESCO-së.
Në bisedë ishte i pranishëm edhe Zv-ambasadori i Algjerisë në UNESCO z. Saïd KHELIFI.
Pas rrëfimit të z. Zainal për vizitën në  Kosovë dhe faktin se në aeroportin “Adem Jashari” ishte fotografuar para flamurit të shteit të vet, z. Kullashi iu drejtua diplomatit algjerian duke shfaqur shpresën se edhe ai do të ketë rastin të vizitoi Kosovën.
Më pastaj, Ambasadori Kullashi bisedoi edhe me Ambadorin e Gjermanisë në UNESCO, z.Michael Worbs lidhur me procedurën e anëtarësimit.
Të dy Ambasadorët u pajtuan për një takim të ardhshëm në Ambasadën e Gjermanisë ku do të bisedohet për këtë çështje.
Ambasadori i Ishujëve Komore e njoftoi M. Kullashin se është në kontakt me Ministrinë e vet lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e mardhënieve diplomatike.