Follow us on:

Ambasadori Kullashi takohet me Ambasadorin e Marokut z. Chakib Benmoussa në Ambasadën e Marokut në Paris

Paris, 24 Tetor 2014 - Ambasadori Kullashi pati në Ambasadën e Marokut një takim njëorësh me Ambasadorin Chakib Benmoussa.Kullashi është takuar disa herë me Ambasadorin Benmoussa, përfshi edhe në fund të muajit gusht lidhur me mbështetejen për anëtarësimin e Kosovës në OIF.

Kësaj radhe u bisedua kryesisht lidhur me gjasët që Maroku të njoh Kosovën.
Pas prezentimit të rrjedhave politike e ekonomike në Kosovë e rajon, në veçanti të të dhënave për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, zgjërimin e njohjeve dhe integrimin në organizma ndërkombëtrare, Ambasadori maroken u interesua më së shuti për aspektet konkrete të normalizimit të mardhënieve me Sërbinë si dhe për qëndrimin e tashëm të Rusisë karshi njohjes së Kosovës.
Muhamedin Kullashi nënvizoi një varg të dhënash që dëshmojnë për normalizimin e mardhënieve me Sërbinë, përfshi edhe vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme në Beograd, e njëherit edhe për qëndrimin e BE-së ndaj Sërbisë, gjegjësisht politikës së kësaj ndaj Kosovës si kusht për avancimin kah BE-ja.
Sa i takon qërndrimit të Rusisë, z. Kullashi paraqiti evoluimin e qëndrimeve të Rusisë, qysh nga viti 2006, ku si anëtare e Grupit të Kontaktit kishte nënshkruar dokumentin i cili theksonte se “statusi i Kosovës do të zgjidhet sipas kriterit të vullnetit politik të shumicës në Kosovë, pastaj vendimin e GJND-së dhe momentin e fundit, të cilësuar me ngjarjet në Ukrainë. Kullashi vuri në pah dallimet midis pavarësimit të Kosovës dhe aneksimit të Krimesë, e veç tjerash edhe faktin se Kosova,ndryshe nga Ukraina nuk është hapësirë e rëndësishme interesave gjeostrategjike të Rusisë.
Ambasadori Benmoussa theksoi se vendi i tij me simpati përcjell  zhvillimin e Kosovës si në planin e brendshëm aq edhe atë në rafshin ndërkombëtar, se e ka parasysh çështjen e njohjes “por se këtë vendim nuk mund ta marrë ende ngase ka nevojë të matë hapat që mund të shkaktojnë kundërreagime nga disa fuqi që mund të cënojnë interesat e Marokut veçmas në planin ndërkombëtar, më konkretisht brenda OKB-së”.
Ishte e qartë se Ambasadori maroken e kishte parasyshë kundërreagimin e Rusisë, prandaj thkesoi se për vendin e tij do të jetë e rëndësishme zbutja e qëndrimit të saj ndaj Kosovës.
Me këtë rast u evokuan supozimet e disa analistëve të politikës ndërkombëtare se “Rusia do të mund të lëshonte pe ndja Kosovës, duke abstenuar në Këshillin e Sigurimit, nëse fuqitë perëndimore heshtazi do ta pranonin rezultatin e referendumit në Krime”.
Më pastaj Ambasadori Kullashi e njoftoi Ambasadorin Benmoussa se Kosova po përgaditë hapat për anëtarësim në UNESCO dhe se shpreson se Maroku do ta mbështesë këtë synim të Kosovës, në vazhdën e mbështetjeve që i kishte dhënë më parë për t’u integruar në disa organizma tjera ndërkombëtare.
Në fakt, duke patur parasysh se Ambasadori Benmoussa (si ish Ministër i Punëve të Brendshme) ka peshë më të madhe se Ambasadorja e vendit të tij në UNESCO, Kullashi vlerësoi se më mirë është që së pari të kërkoi mbështetjen te Ambasadori bilateral.
Z. Benmoussa theksoi se do ta njoftoi Ministrinë e vet për këtë kërkesë të Kosovës e pastaj se do të bisedojë me Ambasadeoren marokene në UNESCO.
Ambasadori Kullashi e falemnderoi Ambasadorin Benmoussa për mbështetjen dhe intersimin që tregon për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.