Follow us on:

Ambasadori Kullashi takon Ambasadoren e re të SHBA-ve në Unesco, znj. Crystal Nix-Hines.

Paris, 06 Nëntor 2014 - Takimi me Ambasadoren e re të SHBA-ve në UNESCO, në Paris, zonjën Crystal Nix-Hines. Ambasadorja Nix-Hines, e diplomuar në Universitetet Princeton dhe Harvard, në fushën e drejtësisë, kishte punuar midis viteve 1993 dhe 1997 në Departamentin e shtetit, në fushën e planifikimit të politikave dhe çështje të së drejtës ndërkombëtare.

Ajo ishte marrë pokështu me çështje të konflikteve në Ballkan dhe Afrikën Qëndrore , e në veçanti me mbështetje të Tribunalit të Hagës për krime të luftës në Ballkan dhe Rwandë. Aktivitetet dhe hulumtimet e saja janë përqëndruar edhe në çështje tjera që lidhen me të drejta të njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.
Për aktivitetet e veta ka marrë disa shpërblime.
Në bisedën njëorëshe, Ambasadori Kullashi dhe Ambasadorja Nix-Hines u përqëndruan te kërkesa e Kosovës që të bëhet anëtare e UNESCO-së në vitin 2015.
z. Kullashi e njoftoi Ambasadoren amerikane, se Minstri Hoxhaj kishte takuar Ambasadorin e mëparshëm të SHBA-ve në UNESCO, Z. David Killian, sikurse edhe ZV-Ministri Selimi e pokështu edhe Ambasadori Kullashi, lidhur me të njëjtën çështje.
Muhamedin Kullashi theksoi se Ambasdori Killian ishte opimist, edhe para një vit e gjysëm, sa i takon anëtarësimit të Kosovës, edhe në saje të faktit se Kosovën e ka njoft një numër i madh i shteteve dhe se Kosovës është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare.
Tani, 108 shtete e kanë njohur Kosovën dhe kjo është anëtarësuar në më 30 organizata ndërkombëtare.
Njëherazi, Ambasadori Kullashi theksoi se Kosova është i vetmi shtet pas Luftës së dytë botëtrore, që për pavarësinë e vet mori edhe mbështetjen e GJND-së, pas një debati prej dy vite e gjhysëm ku morën pjesë përfaqësuesit e 36 vendeve.
Ambasadoja amerikane u tregua e interesuar me disa hollësi lidhur me këtë procedure të GJND-së.
M. Kullashi e njoftoi zonjën Nix-Hines për komunikimin që ka mbajtuar, gjatë gjashtë viteve, me Ambasadorët e vendeve të ndryshme në UNESCO, kryesisht lidhur me çështje të trashëgimisë kulturore, si edhe me refuzimin e zyrtarëve të lartë të administratës së UNESCO-së, në radhë të parë të Drejtoreshës I. Bokova, që të komunikojë me insititucionet dhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës.
Ambasadori Kullashi shtoi se ky refuzim i komunikimit është i pakuptueshëm dhe i pakuptimë për dy arsye : njera ka të bëjë me faktin se njeri nga parimet themeluese të UNESCO-së është kultura e dialogut dhe ajo e bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës e kulmturës ; arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se katër monumentet që janë nën mbrojtje të UNESCO-s gjenden pikërisht në terrritorin e shtetit, me përfaqësuesit e të cilit ajo refuzon të komunikoj.
Në këtë mënyrë, ajo i jap përparësi një politike të moskomunikimit me Kosovën, ndonëse thjesht interesi  pragmatik për mbrojtjen e monumenteve, që është funksion i rëndësishëm i UNESCO-së, do të duhej të shtynte të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për këtë qëllim.
M. Kullashi kërkoi mbështetje të Ambasadores Nix-Hines  për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si edhe për çështje të procedurës juridike, duke marrë parasysh se Drejtoria e çështjeve juridike e UNESCO-së refuzon të komunikoj me përfaqësues të Kosovës në Paris.
Ambasadorja Nix-Hines theksoi se do ta njoftoj Departamentin e Shtetit në Vashington lidhur me këto kërkesa dhe se pastaj do ta kontaktoj Ambasadorin Kullashi lidhur me këtë.
Në vazhdim të bisedës, Ambasadorja Nix-Hines u interesua në veçanti për proceset e pastrimit etnik që shteti serb kishte zbatuar gjatë viteve, për krimet masive ndaj civilëve në Kosovë nga trupat serbe, për shkatërrimin e sistemit të arsimeit dhe shëndetësisë, në veçanti, si dhe format e rezistencës në këtë fusha.
M. Kullashi e njoftoi se në vitin 1993, kishte shoqëruar një delegacion të Sindikatave të arsimit nga Kosova në UNESCO, me një peticion  të 400.000 nxënsve, studentëve dhe profesorëve që u dëbuan nga shkollat dhe fakultetet.
Kjo situatë e rëndë me arsimin e Kosovës paralajmëroi  pastrimin etnik të të gjitha institucioneve publike të Kosovës, e cila u vijua më vonë, në veçanti në vitet 1998-1999, me pastrimin etnik të teritorit të Kosovës. Ambasadorja Hines tregoi interesim për aspekte të ndryshme të diskriminimit e dhunës që kishte zbatuar pushteti serb në Kosovë si dhe mënyra se si këto probleme janë trajtuar në Francë, në radhë të parë nga shoqatat për të drejtat e njeriut.
Ambasadori Kullashi e njoftoi Ambasadoren amerikane për aktivitetet e rrjetit të shoqatave (300 sosh në Francë) « Kundër pastrimit etnik », aktivitetet e Komitetit të Kosovës, pranë revistës « Esprit »), për botimet e tyre etj.
Ambasadorja u interesua në mos UNESCO është marrë me çështje të krimeve dhe pastrimeve etnike në Kosovë.
z. Kullashi tha se fatkeqësisht UNESCO-ja nuk ka qenë e pranishme, por organizma të tjera të OKB-së, gjegjësisht UNMIK-u.
Më pastaj, z. Kullashi ia dha Ambasadores botimin e fundit të librit « Destruction of islamk cultural heritage in Kosova » si njeri nga dokumentet për krimet masive të pushtetit serb, përkatësisht, shkatërrimin e demetimin e më se 200 xhamive, disa prej të cilave janë ndërtuar edhe në shekujt XVI e XVII. Hyrjen  për këtë libër e ka bërë eksperti amerikan nga Universiteti i Harvardit A. Riedelmayer.
Ambasadorja amerikane u impresionua me faktin se në Kosovë, në instanca të rëndëshme shtetërore dhe në media kultivohet shumëgjuhësia, si dhe për faktin se në Qeverinë e Kosovës ka Ministra serb.
Ambasadorja Nix-Hines u zotua se do të mbajë komunikim të regullt me Ambasadorin Kullashi në veçanti lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.