Follow us on:

Ambasadori Kullashi në Festën shtetërore të Guinesë Ekuatoriale

Paris, 24 Tetor 2014 - Ambasadori Kullashi mori pjesë në festën shtetërore të Guinesë Ekuatoriale.

Me këtë rast ai bisedoi me Ambasadorin e ri të këtij vendi dhe e njoftoi për bashkëpunimin që kishte patur me parardhësen e tij, Ambasadoren Mariola Bindang Obiang.
Ambasadori i ri ende nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Francës.
Në këtë ceremoni Muhamedin Kullashi bisedoi edhe me Ambasadorin e Rwandes, Jacques Kabale, me Ambasadorin e Kamerunit Mbela Mbela dhe me Ambasadorin e Kongo-Brazavillit në UNESCO, Jean-Marie Adou.
Me dy të parët lidhur me gjasët për njohje të Kosovës, kurse me të dytin lidhur me procedurën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.