Follow us on:

Ambasadori Muhamedin Kullashi takon Kryetarin e Këshillit egzekutiv të UNESCO-së, Ambasadorin e Egjiptit z. Amr

Paris, 24 Tetor 2014 - Ambasadori Kullashi,pati një takim njëorësh në UNESCO me Kryetarin e Këshillit egzekutiv të UNESCO-së, Ambasadorin e Egjiptit, z. Mohamed Sameh Amr.

Muhamedin Kullashi e njoftoi z. Amr me komunikimet me Ambasadorët e UNESCO-së në pesë vitete e fundit, me barierat që ka ngritur Drejtoresha e përgjithshme zonja Bokova si dhe me punën e institucioneve të Kosovës në mbrojtjen e monumenteve të kulturës në Kosovë dhe së fundit për synimin e Kosovës që  gjatë vitit 2015 të anëtarësohet në UNESCO.Ambasadori Amr tregoi interesim të dukshëm që të kuptojë ngjarjet kyqe në procesin e pavarësimit të Kosovës, procesin e njohjeve të Kosovës nga vende të ndryshme dhe integrimin e saj në organizma të ndryshme ndërkombëtare, me procesin e normalizimit me Sërbinë, qëndrimin e Ambasadorëve nga vende të ndryshme (veçmas të atyre të fuqive të mëdha)  ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe çështjes së  monumenteve kulturore mesjetare.
Pasi falemnderoi Ambasadorin për njohjen e Kosovës nga Egjipti, z. Kullashi theksoi se mbështetja e Ambasadorit Amr, si Kryetar i Këshit egzekutiv të UNESCO-së (që ka përfqësues të më se 50 shteteve), për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të jetë shumë e çmuar.
Z. Amr, në njerën anë  nënvizoi një varg pengesash e vështirësish që mund të dalin për anëtarësimin e Kosovës, por në anën tjetër ai shtoi se fjalën kryesore do ta kenë vendet anëtare të UNESCO-së, gjegjësisht qeveritë e tyre.
Ambasadori Kullashi i dha Ambasadorit Amr një dhuratë(me figurën e Sahat Kullës në Prishtinë), kopjet e letrave që i kishte dërguar Drejtoreshës së Përgjithshme dhe Ambasadorëve të UNESCO-së, që nga viti 2011, lidhur me çështjen e  monumenteve kulturore mesjetare të Kosovës, pastaj librin-dokument për 218 xhami të djegura në Kosovë nga trupat serbe si dhe librin për Kosovën përgaditur nga Sebastien Gricourt.