Follow us on:

Fletudhëtimi për kthim (dokument udhëtimi një-drejtimësh)

Shërbimi konsullor pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris është i autorizuar të lëshojë Fletudhëtim për kthim për shtetasit e Republikës së Kosovës, në rast se pasaporta është humbur, ka skaduar ose për raste tjera urgjente ose humanitare.




Për tu pajisur me Fletudhëtimit nga Shërbimi konsullor pranë Ambasadës së Kosovës në Paris, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente: 

    • Aplikacionin e plotësuar (shih linkun e mëposhtëm) 
    • Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe se është bërë raportimi në kohë te autoritetet e zbatimit të ligjit 
    • Kopjen e dokumentit të Kosovës që dëshmon shtetësinë, dhe një dokument tjetër identifikues me foto që dëshmon identitetin 
    • Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar 
    • Dy fotografi të standardit ICAO 
    • Dëshmi të pagesës së taksës për Fletudhëtim. 


Flëtudhëtimi për kthim mund të lëshohet brenda 48 orëve vetëm pas verifikimit të shtetësisë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë