Follow us on:

Pasaporta të Republikës së Kosovës


Për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Paris.
Personat nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit (kujdestari ligjor ose adoptuesi).
 




Dokumentet e nevojshme për pajisja me pasaportë për personat mbi 16 vjeç:

    • Letërnjoftimi i Kosovës me afat vlefshmërie (të dhënat duhet të figurojnë në sistemin e regjistrit qendror të gjendjes civile)
    • Pasaporta paraprake e skaduar, nëse pala ka pasur një të tillë
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për pasaportë



Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjeç:

    • Ekstraktin e lindjes
    • Letërnjoftimi i Kosovës me afat vlefshmërie për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare
    • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë apo patentë- shoferi)
    • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatë të vdekjes së prindit
    • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për pasaportë



Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit/konfiskimit:

    • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie 
    • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda 6 muajve nga data e humbjes)
    • Në rast të konfiskimit vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  mbi lejimin për tu pajisur me pasaportë të re
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për pasaportë



Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas ndërrimit/ripërtëritjes së të dhënave:

    • Pasaportën e vjetër (e cila duhet të invalidohet)
    • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për pasaportë



Dokumentet e nevojshme për pajisja me pasaportë në rast të fletëve të mbushura:

    • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    • Pasaportën e vjetër të mbushur (e cila duhet të invalidohet)
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për pasaportë