Follow us on:

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës në të gjitha rastet apikuesi duhet të paraqitet personalisht në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris.

 




Aplikimi për pajisje me letërnjoftim bëhet për personat mbi moshën 16 vjeçare.



Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë:
    • Ekstrakti i lindjës
    • Dëshmi e pagesës së taksës konsullore për letërnjoftim 


Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Kosovës:
    • Letërnjoftimin e UNMIK-ut
    • Ektrakti i lindjës
    • Dëshmi e pagesës së taksës konsullore për letërnjoftim 


Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit/konfiskimit:
    • Ekstrakti
    • Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës (nëse ekziston)
    • Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
    • Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
    • Dëshmi e pagesës së taksës konsullore për letërnjoftim

       
Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale/ ripërtrirjes së të dhënave:
    • Letërnjoftimi i vjetër
    • Ekstrakti
    • Dëshmi e pagesës së taksës konsullore për letërnjoftim