Follow us on:

Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku dhe Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi vizituan Berlinin

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë qëndrimit në Gjermani janë pritur në takim të përbashkët nga Sekretari parlamentar në Ministrinë e Punëve të brendshme të Gjermanisë, Ole Schröder, i cili njëherësh është edhe Deputet i Bundestagut.

Me datën 01 Nëntor Ministri i Punëve të brendshme Bajram Rexhepi dhe Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku realizuan një takim të përbashkët në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë me Sekretarin Parlamentar të kësaj Ministrie dhe njëherësh Deputet në Bundestag z. Ole Schröder.

Ministrja Çitaku dhe ministri Rexhepi, e njoftuan Sekretarin Schröder për zhvillimet e fundit në vend si në aspektin e Integrimit Evropian, liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe për gjendjen më të fundit të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast ministrja Çitaku u fokusua në qasjen produktive për të cilën është përcaktuar Qeveria e Kosovës kundrejt çështjeve të publikuara në Raportit e Progresit, bashkëpunimin rajonal, por edhe për dialogun me Serbinë.

Ajo foli për Çështje që kërkojnë një përkushtim të madh, mobilizim dhe përfshirje të gjitha institucioneve dhe shoqërisë në Kosovë, në mënyrë që të ketë rezultate të mira për ta quar vendin përpara drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit sa më të shpejtë në familjen Evropiane.

Pas këtij takimi Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi udhëtoi drejt Brukselit kurse Ministrja Çitaku mori pjesë në një Konferencën për Politikat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku foli për përparimet e arritura dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova. Konferenca ishte e mbyllur për publik. Pjesëmarrës në konferencë ishin liderë rajonalë, përfaqësues të institucioneve Evropiane dhe të institucioneve tjera ndërkombëtare. Kjo konferencë u organizua nga Instituti Gjerman për Marrëdhënie  Ndërkombëtare dhe Siguri në Berlin në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Berlinit, Fondacionin Mercator Stiftung dhe Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë. Synimi i kësaj Konference ishte që përmes këtij forumi të ofrojë një debat ekspertësh mbi problemet e Politikave të zgjerimit të BE-së.
 
Pas kësaj konference, Çitaku realizoi edhe një takim mjaft produktiv me Sekretaren e Shtetit, Dr. Emily Haber, me të cilën diskutoi për çështje praktike rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Ministrja Çitaku e informoi sekretaren Haber për zhvillimet e fundit në Kosovë, hapat që është duke i ndërmarrë qeveria rreth procesit të integrimit evropian, duke folur njëkohësisht edhe për vështirësitë që po i shkakton politika e Beogradit me qasjen desktruktive ndaj përparimeve të Kosovës.