Follow us on:

Kosova në Edicion Special në “Diplo Magazine”

Me rastin e 13 Vjetorit të Pavarësisë, revista e përmuajshme diplomatike gjermane “Diplomatisches Magazine“ - në numrin e saj të muajit shkurt - ka botuar një edicion special për Republikën e Kosovës dhe Misionin e saj diplomatiko-konsullor në Republikën Federale të Gjermanisë. Pos intervistës me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z. Beqë Cufaj - në këtë edicion janë botuar edhe reportazhe për Konsullatat e Përgjithshme të Kosovës në Munih, Stuttgart, Franfkurt, Duesseldorf dhe Hamburg.

“Diplomatisches Magazine“ botohet në 20.000 ekzemplarë, në gjuhët gjermane dhe angleze, dhe ka shtrirje në të gjitha institucionet relevante diplomatike e qeveritare në kryeqytetin gjerman Berlin - si dhe në 16 Republikat Federale.