Follow us on:

Zemaj pjesëmarrës në vizitën informative të organizuar nga Presidenti i Gjermanisë

Berlin, 3 korrik 2018 - Në kuadër të vizitës informative për shefat e Misioneve Diplomatike te Akredituara në Gjermani e cila organizohët nën patronatin dhe me pjesmarrjen e presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, SHTZ. Walter Steinmeier, me datën 27 qershor 2018, i Ngarkuari me Punë në Gjermani, Astrit Zemaj, ka udhëtuar me presidentin gjerman dhe homologët e shteteve pjesmarrëse për një vizitë një ditore në Landin e Bremen dhe qytetin Bremerhaven.

Vizita është fokusuar në institucione me peshë të veçantë siç është Qendra Ajrore/Kozmike në Bermen, Bashkia e qytetit te Bremen dhe Qendra e Emigracionit në Bermerhaven etj.


Gjatë këtij udhëtimi i cili është realizuar vajtje-ardhje me aeroplan të posaçëm të Forcave Ajrore gjermane (Lufftwaffe - Kurt Schumacher), si dhe në margjinat e takimeve në qytetet përkatëse, z. Zemaj ka biseduar me Presidentin Steinmeier i cili e ka ritheksuar mbeshtetjen e Gjermanisë për Republikën e Kosovës dhe proceset tjera integruese.


Po ashtu I ngarkuari me Punë, z. Zemaj ka pasur një takim të përbashkët edhe në Këshillin Bashkiak, gjegjesisht në Qeverinë e Landit Bremen, me kryetarin e qytetit, Dr. Crasten Sielig.