Follow us on:

Sislej Xhafa sjell “Shadow of curls” në Berlin

Berlin, 10 nëntor 2017 – Hapet ekspozita e parë personale e Sislej Xhafës në Gjermani. Me ketë rast artisti reflektoi mbi punën e tij.

Courtesy the artist and Blain|Southern, Photo Trevor Good 

 

Në galerinë Blain Southern në Berlin u hap të premten, 10 nëntor, ekspozita “Shadow of curls” e cila përmban 15 vepra të artistit Sislej Xhafa.

 

Në veprat e tij, Xhafa merret me koncepte më të përgjithshme të pushtetit, politikës, emigracionit dhe lëvizshmërisë sociale dhe ekonomike. Ai hulumtoi shumë nga këto çështje në pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 57-të të Venecias të këtij viti. 

 

Hapja e ekspozitës, por edhe biseda me artistin një dite me vonë e udhëhequr nga Daniel Schreiber hasi ne interesim të madh.  Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani u përfaqësua nga këshilltarja Shota Bukoshi.

 

Në “Shadow of curls”, Xhafa punon me materiale të ndryshme që lidhen me format e ndryshme të migrimit, si dhe me një sërë objektesh të përditshme të cilat ri-përvetësohen, modifikohen ose bëhen të padobishme. Në punën e tij konceptuale, ai e bazon punën e tij në historinë e readymade me një efekt ironik, humor dhe subversiv.

 

Sislej Xhafa flet për një vepër të ekspozuar, e cila është një qese e plastikes me patent- një  simbol i ikjes dhe migrimit, brenda së cilës gjendet një llambadar me kristale falso. Për këtë vepër të  titulluat "Still-life on the left lane"  (Natyrë e qetë në korsinë e majtë), ai shprehet “Gjithkush ëndërron të parakalojë nga e majta.” 

 

Ekspozita është e hapur për vizitor deri me 23 Dhjetor 2017