Follow us on:

Në Berlin u mbajt "Konferenca e Komunikimit të Qeverive të Evropës Juglindore (SEECOM)"

Berlin, 13 tetor 2017 - Në ambientet e Fondacionit Konrad Adenauer në Berlin ka zhvilluar punimet Konferenca e Komunikimit të Qeverive të Evropës Juglindore (South East Europe Government Communication Conference SEECOM), e cila për temë kryesore ka pasur “Dialogun Publik në Evropë: Rilidhja e BE-së me qytetarët dhe fqinjët e saj”.

Kjo konferencë shihet si një forum për specialistë të marrëdhënieve me publikun nga qeveritë, parlamentet dhe agjencitë e tjera qeveritare to vendeve të Evropës Juglindore.

 

Në konferencë në mesin e pjesëmarrësve ishte, z. David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe disa ministra të qeverive nga shtete të Ballkanit Perëndimor. Panelistët, ndër të tjera debatuan për të ardhmen e procesit të Berlinit, si një nismë gjermane për zgjerimin e BE-së.

 

Përqendrimi kryesor (gjatë vitit 2017) ishte fokusimi në pyetjen se si mund të forcohet perceptimi i ndërsjellë midis Brukselit, Berlinit dhe Ballkanit.David McAllister bëri thirrje për qasje më aktive për të përmirësuar komunikimin dhe shpërndarjen e  informacionit mes BE-së dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor. 

 

"Ne, në BE duhet të bëhemi më të dukshëm dhe më aktivë, veçanërisht jashtë kryeqyteteve të vendevepërkatëse në mënyrë që popullsia të informohet me të vërtetën".

 

Duke e quajtur Evropën Lindore si rajon në zemër të Evropës, McAllister tha se është e rëndësishme që tërë Ballkani të ketë  një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian. “Vendet e Ballkanit duhet të bëhen anëtarë të fuqishme dhe aktive të BE-së dhe ne të gjithë duhet të angazhohemi për një gjë të tillë".

 

Në ketë konferencë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani u përfaqësua nga zv. Ambasadori, Astrit Zemaj. Ky i fundit, në margjinat e konferencës ka takuar Kryetarin e Komisionit, z. McAllister, si dhe personalitete tjera pjesëmarrëse nga BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.