Follow us on:

Ambasadori Xhakaliu takoi ambasadorin e Togos, i akredituar në Kosovë

Berlin, 19 korrik 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Xhakaliu, ka pritur në takim, ambasadorin e ri të Republikës së Togos në Berlin, Michel Bayedze K. Dagoh, i cili është i akredituar edhe për Republikën e Kosovës.

Ambasadori Xhakaliu shfaqi interesimin për intensifikimine bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks te veçantë në ngritjen e numrittë njohjeve nga vendet jonjohëse nga Afrika, si dhe të bashkëpunimit bilateral.

 Ambasadori Dagoh nga ana tjetër shprehu angazhimin evendit të tij në mbështetjen e aspiratave të shtetit të Kosovës në kontinentinafrikan.​