Follow us on:

Kosova përfaqësohet në Forumin ‘‘Integrimi regjional dhe përafrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian’’

Berlin, 8 maj 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu se bashku me zëvendësambasadorin, Astrit Zemaj kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin i cili është mbajtur nën drejtimin e Fondacionit Konrad Adenauer në Berlin, për diskutim në çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim i cili është në kuadër të Procesit të Berlinit është mbajtur si pararendës i Samitit të katërt për Ballkanin Perëndimor i cili do të zhvillohet në Trieste të Italisë me datën 12 korrik 2017.

Fondacioni Konrad Adenauer ka ftuar në një forum diskutimi në nivel të ambasadorëve si përfaqësues te shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe shteteve mike të përfshira në ketë proces.

Në ketë forum në cilësinë e penalistëve ishin: Presidenti i Fondacionit KAS dhe ish President i Parlamentit Evropian, Dr.Hans-Gert Pöttering, pastaj David McAllister, deputet i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, drejtori i sektorit për Evropën Jug- Lindore, Turqinë dhe CEFTA, ambasadori Dr. Christian Hellbah, përderisa ambasadorët e Shqipërisë dhe Serbisë ishin në cilësinë e bashkëkryesuesve të Konferencës.

Pothuajse të gjithë penalistët dhe ambasadorët e shteteve përkatëse, folën për objektivat e realizuara dhe proceset në të ardhmen të cilat janë pjesë e agjendës së Procesit të Berlinit, sidomos për ruajtjen dhe avancimin e paqes dhe sigurisë, rreth integrimeve evropiane të rajonit, zhvillimit ekonomik dhe frymës së mirë për bashkëpunimin rajonal mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.