Follow us on:

Kosova përfaqësohet në panairin e librit në Leipzig

Leipzig, 23 mars 2017 – Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, në bashkëpunim me rrjetin evropian për letërsi dhe libra “Traduki”, kanë përkrahur poetin nga Kosova, Shpetim Selmani në prezantimin e poezive të tij në edicionin e 27-të të panairit të librit në Leipzig të Gjermanisë.

Panairi me traditë prej afër 400 vitesh ka sjell këtë vit rreth 208 mijë vizitorë. Poezitë e Selmanit u pritën me interes të madh nga vizitorët dhe u pasuan me një diskutim me autorin dhe autorë të rajonit.

 

Me këtë rast, Shota Bukoshi, Këshilltare dhe përgjegjëse për çështje kulturore në Ambasadën e Kosovës në Berlin përfaqësoi Ambasadën ne Panairin e Librit dhe takoi ndër tjerë edhe përfaqësues të institucioneve të Austrisë, Kroacisë, Lichtenstein dhe Rumanisë. Në takim me udhëheqësen e programit Traduki në Gjermani, Hana Stojic, Bukoshi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të depërtuar në platforma te përmasave të mëdha, siç është panairi i Librit në Leipzig.

 

I ftuar në këtë panair të librit ishte edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, i cili vlerësoi organizimet e tilla si të dobishme për lobim dhe diplomaci kulturore.