Follow us on:

“Mbrëmja e Gjeneratës Ndërkombëtare Ushtarake 2017"

Këln, 16 mars 2017 – Zëvendësambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj dhe Atasheu i FSK-së në kuadër të Ambasadës, kolonel Xhavit Sadrijaj me ftesë të drejtuesit të dikasterit për personel në Ministrinë e Mbrojtjes, Vice Admiralit, Joachim Rühle si dhe për nder të përfundimit të mandatit të drejtuesit të Departamentit Federal të Gjuhëve, Wolfgang Steimels, kanë marrë pjesë në cilësinë e përfaqësuesve të veçantë të nderit. Po ashtu është mbajtur aktiviteti tradicional vjetor “Mbrëmja e Gjeneratës Ndërkombëtare Ushtarake 2017*(Grosser Patenabend des Lehrgangs Generalstabs /Admiralstabdienst International 2017/ LGAI)\" e cila edhe ketë vit është organizuar nën përkujdesjen e veçantë të Akademisë Ushtarake Gjermane me seli në Hamburg dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Detare të Bundeswehrit.

Për të pestën herë me radhë, në programin e specializimit dhe trajnimit për vitin 2017/18 i cili zhvillohet në kuadër të projektit për ushtarakët ndërkombëtarë, Forca e Sigurisë së Republikës së Kosovës krahas ushtrive të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere,  merr pjesë e barabartë dhe gjatë këtij viti përfaqësohet nga oficeri i Forcës së Sigurisë, Major Rexhep Hoxha.

 

 Përfaqësuesit diplomatik respektivisht ushtarak të RKS-së, Zemaj dhe kolonel Sadrijaj, ju është  rezervuar një pritje e veçantë, dhe në margjinat e kësaj mbrëmje kanë pasur rast të kenë takime të ndara edhe me oficer të lartë të hierarkisë ushtarake gjermane, nga të gjitha formacionet ushtarake, nga forcat e këmbësorisë, forcat detare dhe  ajrore. 

 

Duke e pasur parasysh përfundimin e mandatit të  drejtorit të Akademisë së Gjuhëve Wolfgang Steimels, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe MPJ-së, zëvendësambasadori Zemaj e ka falënderuar Steimels si dhe autoritetet tjera ushtarake për bashkëpunimin e vazhdueshëm veçanërisht për mbështetjen e drejtpërdrejtë  për vendin tonë dhe kujdesin e treguar për ushtarakët nga Republika e Kosovës.


“ Vendi dhe populli ynë u janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe e vlerëson lartë  kontributin e forcave të KFOR-it gjatë këtyre viteve si dhe rolin e veçantë të forcave ushtarake të Bundeswehr-it gjerman në vendin tonë. Ne ju garantojnë se Kosova është dhe do të mbetet partner i Gjermanisë dhe i NATO-s për paqe dhe siguri në rajon dhe në botë.  E ardhmja e vendit tonë është e lidhur ngushtë me partnerët e saj dhe se integrimet Evropiane dhe në Organizatën Ushtarake Veri Atlantike- NATO-s, prandaj këto procese mbesin synimet kryesore politike dhe strategjike të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Zemaj.  

 

Oficerët e Forcës se Sigurisë së Republikës së Kosovës, Kolonel Sadrijaj dhe Majori Hoxha, kanë prezantuar vendin tonë në uniformë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila ishte domethënëse dhe e rëndësisë së veçantë duke pasur parasysh që  prezent ishin përfaqësuesit ushtarak nga dhjetëra shtete, në mesin te të cilave ishin edhe disa që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Republikës së Kosovës.