Follow us on:

Astrit Zemaj, Antar Nderi i Bordit Ndërkombëtar Diplomatik

Frankfurt, 8 tetor 2012 - Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, është shpallur Antar Nderi i Bordit Ndërkombëtar Diplomatik, i cili vepron në kuadër të Forumit Ekonomik Gjermano-Aziatik, me seli në Frankfurt.

I mbledhur në një takim pune, Bordi Drejtues i Forumit Ekonomik Gjermano-Aziatik (German-Asian Business Circle), nën drejtimin e Presidentit të kësaj organizate, njëkohësisht Konsull i Përgjithshëm Nderi i Nepalit, Bodo Krüger, ka shpallur Antar Nderi, Konsullin e RKS-së, Astrit Zemaj.  
 
Me këtë dekoratë nderohen personalitete të cilët promovojnë paqe dhe bashkëpunim të ndërsjelltë në fusha të ndryshme si politike, ekonomike dhe kulturore.