Informacionet në vijim janë pregatitur duke u bazuar në Rregulloren
Konsullore dhe Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Ofrimit të
Shërbimeve Konsullore nga ana e Misioneve diplomatiko/konsullore të
Republikës së Kosovës.
Shërbimi Konsullor në Berlin është i hapur për punë me palë nga e Hëna deri të Enjten nga : 09:30-12:00 dhe 14:00-16:30
Pagesa e taksave për shërbimet konsullore mund të bëhet në këtë adresë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin
Botschaft der Republik Kosovo
Konsularabteilung
Wallstr. 65
10179 Berlin
Tel.: 030240476911
Fax.: 030240476919
Email: consulate.berlin@rks-gov.net
Po ashtu me palë në misionet diplomatike dhe konsullore, nuk punohet as gjatë festave kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.
Telefoni për raste urgjente: +491 793670536
Ju lutem ta keni parasysh se në numrin vijues mund të thirrni vetëm për raste urgjente dhe është i hapur 24 orë në ditë dhe gjatë tërë javës. Keqpërdorimi i këtij numri shkakton pasoja juridike.