Po. Ju mund të aplikoni për dokumentet personale ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin.
Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë, shenjave te gishtave dhe nënshkrimit elektronik. Ju duhet të paraqiteni personalisht në Ambasade. Pas paraqitjes personale dhe përfundimit të aplikimit, Ambasada e Kosoves ne Berlin/Sherbimi Konsullor mund t’ju dërgoj përmes shërbimit postar dokumentet Tuaja, kur kjo kërkohet nga vetë pala/vetë Ju. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.
Orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin është si vijon: Nga dita e hënë deri në ditën e enjte nga ora 9:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00-17:00.
Po. Me përjashtim të rasteve emergjente, termini paraprak për të kryer shërbime në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor ne Berlin është i domosdoshëm. Termini mund të bëhet nëpërmjet numrit të telefonit si në vijim: +49 (30) 240476911 dhe me Email (consulate.berlin@rks-gov.net) apo duke u paraqitur personalisht per te marr nje termin.
Nëse çështja Juaj është e natyrës emergjente, atëherë Ju duhet të kontaktoni fillimisht numrin e rregullt të telefonit të Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin +49 (30) 240476911; numrin emergjent +49 179 36 70 536 apo edhe të paraqiteni drejtpërdrejt në Ambasade brenda orarit të caktuar me palë për të adresuar çështjen Tuaj.
Ambasada e Repubikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor ne Berlin është e perkushtuar te ju pergjigjet ne cdo pyetje dhe kerkese tuajen. Perkunder vullnetit dhe dëshirës sonë e kemi të pamundur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave/thirrjeve, sidomos në kohën e pushimeve. Kapaciteti aktual i linjës telefonike në Konsullatë është që të pranojë deri në gjashtëmbëdhjetë thirrje në të njëjtën kohë dhe ju duhet të prisni deri sa t’ju vije radha. Luteni, që mos ta humbni durimin, por, provoni deri sa të keni mundësinë që të lidheni apo nëse kjo ju duket e pamundur shkruani email ose paraqituni edhe personalisht në Ambasade nëse çështja Juaj nuk pret.
Aplikimi për ID/Letërnjoftim bëhet për personat nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare sipas Udhëzimit Administrativ për pajisje me letërnjoftim të MPB-së dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.
Nga momenti i aplikimit në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin, Letërnjoftimi dhe Pasaporta Juaj mund të jenë të gatshme për t’u tërhequr brenda një periudhe kohore nga dy-javë deri në një muaj. Ju nuk keni nevojë që të thirrni Ambasaden prapë për të pyetur nëse ato janë të gatshme për t’u tërhequr sepse kur ato janë të gatshme për t’u tërhequr Ju do të pranoni nga ne dy sms – një për Letërnjoftimin Tuaj dhe një për Pasaportën Tuaj. Afati ligjor për lëshimin e dokumenteve të identifikimit nga posti konsullor është jo më vonë 30 (tridhjetë) ditë, me përjashtim të problemeve teknike apo kur rastet janë në shqyrtim në komision.
Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet duhet të bëhet nga njëri prind, përkatësisht nga përfaqësuesi i tij ligjor ose personi i autorizuar nga prindërit, duke prezantuar dokumentet në vijim: Dokument identifikues të prindit, përfaqësuesit ligjor ose personit të autorizuar; dhe dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë të (fëmijës). Aplikuesit nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjet mund të bëjnë tërheqjen e pasaportës personalisht.
Në ndërkohë, tërheqja e Letërnjoftimit dhe Pasaportës për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet duhet ta bëj aplikuesi personalisht ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo organi kompetent. Me rastin e tërheqjes së letërnjoftimit/pasaportës i autorizuari duhet të paraqes dëshminë për aplikim, dokumentin identifikues dhe të nënshkruhet në evidencën e fletëpranimit. Nëse në momentin e aplikimit ju kërkoni vetë dhe jeni të pajtimit që Letërnjoftimi dhe Pasaporta t’ju dërgohen nëpërmjet Shërbimeve Postare nga Ambasada e Republikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor, atëherë kjo është e mundur. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.
Taksa konsullore për Letërnjoftim është 40 EUR, ndërsa për Pasaportë 100 EUR për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet. Ndërkaq, për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet taksa konsullore është 80 EUR.
Pagesa për Shërbimet Konsullore, që ofrohen nga Ambasada mund të bëhen në Ambasade nëse Ju keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt rreth 10 minuta ecje në këmbë nga Ambasada.
Adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës në Berlin është si më poshtë:
Koenigsallee 20A/20B, 14193 Berlin
Afër godinës së Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimit Konsullor ekziston një parking për vizitorë dhe Ju mund të parkoheni aty nëse parkingu është i lirë. Në rrugën e njëjtë ekziston zona e parkingut, ku ju mund të parkoheni duke i respektuar rregullat për përdorimin e këtij parkingu.
Personat që nuk posedojnë Pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës biometrike, pavarësisht prej afatit të vlefshmërisë së tyre. Ndërsa, personat që posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës së re dymbëdhjetë (12) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë.
Procedurat e aplikimit për ID/Letërnjoftim janë të renditura si më poshtë, varësisht prej rastit Tuaj. Gjithashtu, në procedurat e mëposhtme janë të specifikuara edhe dokumentet, të cilat kërkohen në rastin kur ju aplikoni për Letërnjoftim për herë të parë; në rastin e humbjes/dëmtimit apo konfiskimit; atë për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale si dhe ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës.
PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR ID/LETËRNJOFTIM
Procedura e aplikimit për letërnjoftim për herë të parë
Për t’u pajisur me letërnjoftim për herë të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Ekstraktin e lindjes së Republikës së Kosovës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Konsullatë nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Procedura e aplikimit për letërnjoftim në rastet e humbjes/dëmtimit/konfiskimit
Për tu pajisur me letërnjoftim në rast të humbjes/dëmtimit/konfiskimit, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Ekstraktin e lindjes së Republikës së Kosovës;
Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston;
Raportin e policisë/gjykatës në rastet e humbjes/konfiskimit;
Letërnjoftimin e dëmtuar, në rastet e dëmtimit të letërnjoftimit;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë kartel bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada/Sherbimi Konsullor).
Pajisje me letërnjoftim për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale
Për t’u pajisur me Letërnjoftim të Republikës së Kosovës, me rastin e ndryshimit/ripërtëritjes së të dhënave personale, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Letërnjoftimin e vjetër, i cili duhet të invalidohet;
Ekstraktin e lindjes me të dhënat aktuale;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade/Sherbimin Konsullor nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada/Sherbimi Konsullor).
Ndërrimi i letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës
Për të bërë ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës, aplikuesi duhet te paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin në vijim:
Ekstraktin e lindjes;
Letërnjoftimin e UNMIK-ut (Nëse aplikuesi e posedon);
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 40 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada/Sherbimi Konsullor).
PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR PASAPORTË
Pajisja me pasaportë për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet
Për t’u pajisur me pasaportë për herë të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht dhe i shoqëruar nga dy prindërit në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Ekstraktin e lindjes;
Kopjen e letërnjoftimit valid për aplikuesit nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet;
Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer);
Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë;
Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (vendimin mbi kujdestarinë);
Autorizimin/deklaratë të vulosur nga noteri përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind;
Deklaratën e prindit të vulosur nga noteri ose organi kompetent i cili deklaron në përgjegjësi penale dhe materiale se nuk e di vendbanimin e prindit tjetër ose refuzimin e paarsyeshëm nga ana e prindit;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 80 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Pajisja me pasaportë për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet
Për t‘u pajisur me pasaportë për herë të parë, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Kopjen e letërnjoftimit (të dhënat duhet të figurojë në sistemin e regjistrit qendror të gjendjes civile);
(Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Pajisje me pasaportë të humbur/dëmtuar/konfiskuar
Për t’u pajisur me pasaportë në rast të humbjes/dëmtimit/konfiskimit, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin në vijim:
Kopjen e letërnjoftimit për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet;
Raportin e policisë ose organit kompetent në rastet e humbjes;
Në rastet e konfiskimit vendimin e gjykatës mbi lejimin për t‘u pajisur me pasaportë të re;
Pasaportën e dëmtuar, në rastet e dëmtimit të pasaportës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Pajisja me pasaportë në rast të ndërrimit/ripërtëritjes së të dhënave
Për t‘u pajisur me pasaportë në rast të ndërrimit/ripërtëritjes së të dhënave, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Kopjen e letërnjoftimit më të dhëna aktuale për personat mbi moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet;
Pasaportën e vjetër (e cila duhet invalidohet);
Për personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet zbatohen procedurat sipas Nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim. Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Pajisja me pasaportë në rast të fletëve të mbushura
Për t’u pajisur me pasaportë në rast të fletëve të mbushura me viza dhe vula kufitare, aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasaden e Republikes se Kosoves në Berlin, duke prezantuar dokumentacionin si në vijim:
Kopjen e letërnjoftimit valid për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet;
Pasaportën e vjetër të mbushur, e cila duhet të invalidohet;
Për personat nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet zbatohen procedurat sipas Nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 100 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
LËSHIMI I DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT PËR KTHIM (FLETUDHËTIM)
Në rastet e sipërpërmendura apo edhe në raste të tjera emergjente apo humanitare Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të lëshojnë Dokument Udhëtimi për Kthim në Republikën e Kosovës (Fletudhëtim njëdrejtimësh) për shtetasit e Republikës së Kosovës. Afati i këtij dokumenti është 30 ditë nga data e lëshimit. Ju mund të udhëtoni me këtë dokument nëpërmjet rrugëve tokësore apo ajrore dhe pastaj të bëni aplikimin për Pasaportë në Republikën e Kosovës. Ju lutem, keni parasysh që ky dokument është vetëm për të shkuar në Republikën e Kosovës dhe nuk vlen për kthim.
Për t’u pajisur me Fletudhëtim në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, aplikuesi duhet të dorëzoj këto dokumente:
Formularin e plotësuar sipas shtojcës I të këtij Udhëzimi Administrativ (Formulari merret në Konsullatë);
Raportin e policisë ose të autoriteteve përkatëse të shtetit pranues, që konfirmon se Pasaporta është humbur/vjedhur/konfiskuar;
Kopjen e dokumentit të Republikës së Kosovës që dëshmon shtetësinë e aplikuesit dhe kopjen e një dokumenti me foto (lejen e qëndrimit, patentë shoferin) që dëshmon identitetin e aplikuesit;
Dokumentin (Pasaportën), nëse është i dëmtuar;
Dy fotografi të standardit ICAO (Organizata Ndërkombëtare për Aviacion Civil) ;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
Kërkesa (Formulari i Kërkesës merret në Konsullatë),
Kopjet e pasaportave të prindërve;
Dy fotografi të formatit standard për pasaportë
Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
Aplikimi bëhet personalisht në Ambasade.
Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm 30 ditë nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
REGJISTRIMI I LINDJEVE
Po. Ju mund ta regjistroni fëmijën e posalindur në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin pranon kërkesat për regjistrimin e fakteve të lindjes (deri në moshën 14-vjeçare) me pranimin e fletëkërkesës, sipas shtojcës III për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë. (Fletëkërkesa merret në Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin).
Regjistrimi i lindjes përmes deklarimit konform neneve 34 dhe 35 të Ligjit për Gjendjen Civile dhe lindja mund të deklarohet, nga njëri prind, personi madhor i familjes, përfaqësuesi ligjor ose kujdestari, përfaqësues të nënës me prokurë të posaçme dhe personat e autorizuar konform paragrafit 2 të nenit 34 të Ligjit për Gjendjen Civile.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e lindjes:
Kur fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës:
Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit (Geburtsregister);
Ekstraktet e lindjes së prindërve;
Kopjet e dokumenteve të identifikimit (pasaportë apo letërnjoftim) të dy prindërve;
Prezencën e njërit prind;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Kur fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga njëri prind shtetas i Kosovës, dhe prindi tjetër shtetas i huaj ose shtetësi të panjohur:
Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
Kopjet e dokumenteve identifikuese të prindërve;
Pëlqimin me shkrim nga prindi me shtetësi të huaj ose shtetësi të panjohur për
regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri ose organi kompetent;
Prezencën e dy prindërve ose dëshminë ligjore në mungesë të njërit prind;
Përjashtim nga paragraf 4 i këtij Neni, regjistrimi i fëmijëve mbi moshën 14-vjeçare duhet të realizohet përmes procedurës së fitimit të shtetësisë;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Kur fëmija është i lindur jashtë territorit Kosovës nga njëri prind shtetas i Kosovës ndërsa tjetri nuk dihet:
Kopjen të certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që përfshinë shtetasin e Kosovës si
prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Kopjen e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të nënës;
Ekstraktin e lindjes së nënës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
REGJISTRIMI I MARTESAVE
Po. Në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin mund të bëhet regjistrimi i martesave të lidhura jashtë territorit të Kosovës në mes dy shtetasve të Republikës së Kosovës dhe në rastet kur njëri shtetas është i huaj. Për të bërë regjistrimin e martesës njëri nga bashkëshortët duhet të paraqitet personalisht në Postin Konsullor dhe të sjell dokumentacionin si në vijim:
Certifikatën origjinale internacionale të martesës (Eheregister);
Kopjet e dokumentit të vlefshëm identifikues të dy bashkëshortëve;
Ekstraktin e lindjes të bashkëshortit me shtetësi të Kosovës;
Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (Pasaportë);
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasade).
Regjistrimi i martesave mes dy shtetasve kosovar
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të bëjnë lidhjen e martesave në mes dy shtetasve të Republikës së Kosovës, me këtë rast bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten personalisht në Ambasaden e Kosoves ne Berlin dhe të sjellin dokumentacionin si në vijim:
Letërnjoftimet ose pasaportat valide të Republikës së Kosovës;
Ekstraktet e lindjeve të Republikës së Kosovës të dy bashkëshortëve;
Dëshmi/vërtetim vendbanimi që dëshmon statusin martesor të bashkëshortëve në shtetin e jashtëm (kapacitetin martesor);
Nëse shtetasi është nën moshën madhore, kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Regjistrimi i martesave kur njëri është shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të bëjnë lidhjen e martesave jashtë territorit të Kosovës në mes shtetasit të Republikës së Kosovës dhe shtetasit me shtetësi tjetër, me këtë rast bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten personalisht në Ambasaden e Kosoves ne Berlin dhe të sjell dokumentacionin si në vijim:
Letërnjoftimin ose pasaportën valide të Republikës së Kosovës;
Kopjen e pasaportës së vlefshme të shtetasit të huaj;
Ekstrakti e lindjes të shtetasit të Kosovës;
Certifikata e lindjes ose dokument i barasvlershëm që vërteton të dhënat e lindjes së shtetasit të huaj;
Dëshmi/vërtetim vendbanimi që dëshmon statusin martesor të bashkëshorteve në shtetin e jashtëm (kapacitetin martesor);
Nëse shtetasi është nën moshën madhore, kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 30 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
REGJISTRIMI I VDEKJEVE
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar të bëjnë regjistrimin e fakteve të vdekjes të ndodhura jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Deklarimi/njoftimi mund të bëhet nga:
Çdo pjesëtar madhor i familjes së të vdekurit;
Personat më të afërt të familjarit të të vdekurit;
Për personat pa të afërm ose për kufomat e gjetura, deklarimi/njoftimi bëhet nga personi i autorizuar ose nga institucioni kompetent në territorin ku ka ndodhur vdekja;
Për personat e vdekur, të cilët nuk kanë të regjistruar lindjen, së pari duhet regjistruar lindja pastaj vdekja.
Deklaruesi duhet të sjell dokumentacionin si në vijim:
Certifikatën ndërkombëtare origjinale të vdekjes së shtetasit ose certifikatën e vdekjes së lëshuar nga institucioni përkatës në vendin ku ka ndodhur vdekja;
Kopjen e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur;
Dokument personal identifikimi të deklaruesit.
Shënim: Për këtë Shërbim Konsullor nuk aplikohet pagesë.
PAJISJA ME DOKUMENTET E GJENDJES CIVILE
Po. Nëse Ju jeni i regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, Ju mund të merrni/pajiseni me dokumente të Gjendjes Civile në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, duke u bazuar në Ligjin për Gjendje Civile dhe në Udhëzimin Administrativ për dokumentet e gjendjes civile. Nëse ju nuk jeni i regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, atëherë Ju duhet ta kontaktoni personalisht Komunën Tuaj dhe të kërkoni nga ata që t’ju fusin në sistem elektronik të gjendjes civile.
Dokumentet, që ju mund t’i nxirrni në Ambasade nëse ju jeni i regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile:
Certifikatën e lindjes;
Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
Certifikatën e shtetësisë;
Certifikatën e martesës;
Certifikatën e vdekjes;
Certifikatën e vendbanimit;
Certifikatën e gjendjes martesore;
Deklaratë për bashkësinë familjare;
Vërtetim nga arkivi;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për njërin nga këto shërbime (pajisje me dokumente të Gjendjes Civile(Certifikata/Ekstrakt) në vlerën prej 20 EUR. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është e autorizuar që të lëshojë Certifikatat e Lindjes me fotografi për personat nën moshën 16 vjeçare, të cilët nuk kanë Letërnjoftim të Republikës së Kosovës.
Po. Ambasada e Republikës së Kosovës pranon kërkesat e qytetarëve për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Paraqitja e kërkesës për fitim të shtetësisë duhet të bëhet personalisht, duke paraqitur dokumentet si në vijim:
Certifikatën e lindjes së aplikuesit;
Ekstraktin e lindjes, të prindit me shtetësi të Kosovës;
Pajtimi i fëmijës më i vjetër së 14 (katërmbëdhjetë) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
Pajtimi me shkrim i prindit që nuk posedon shtetësinë e Kosovës, i noterizuar;
Certifikatën e martesës të Kosovës;
Dëshmitë të lejes së qëndrimit të vlefshëm në Republikën e Kosovës për 5 (pesë) vjet;
Certifikata e martesës që dëshmon së paku 3 (tre) vite të lidhjes së martesës dhe së paku 1 (një) vit banim të ligjshëm në RKS para se të bëhet parashtrimi i kërkesës;
Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale e Tatimit të Kosovës mbi përmbushjen e obligimeve tatimore;
Dokument që dëshmon kushte adekuate të banimit respektivisht mjete te mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vetë dhe personave për të cilët është përgjegjës;
Dëshmi që nuk është nën hetime dhe që nuk është i/e dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente në RKS dhe organi kompetent i shtetit të huaj prej nga vjen parashtruesi i kërkesës respektivisht ku ai/ajo kanë pasur vendbanimin në 6 (gjashtë) muajt e fundit;
Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 50 EUR për aplikim, ndërsa 250 EUR me rastin e pranimit të vendimit. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Po. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin pranon kërkesat e qytetarëve për humbje të shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim. Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim duhet të bëhet personalisht, duke paraqitur dokumentet si në vijim:
Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do t’i jepet;
Ekstraktin/Certifikatën e lindjes;
Kopjen e dokumentit të identifikimit valid;
Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj;
Dëshmi për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës;
Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale për Tatimin në Pronë (mbi përmbushjen e obligimeve tatimore);
Dëshminë nga Qendra komunale për pune sociale;
Dëshmi të lëshuar nga policia dhe gjykata e Republikës se Kosovës, se aplikuesi nuk është nën hetime apo i dënuar për vepra penale;
Dëshmi të lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin në të cilin aplikuesi ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se gjashtë 6 muaj, se aplikuesi nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale;
Dëshmi nën betim që shtetasi që kërkon lirim, nuk është nëpunës civil (gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë etj.) dhe;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 50 EUR për aplikim, ndërsa 400 EUR me rastin e pranimit të vendimit. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Po. Paraqitja e kërkesës për humbje të shtetësisë me lirim për të miturit (nën moshën 18 vjet) parashtrohet përmes njërit nga prindërit, në të njëjtën kërkesë të parashtruar nga prindërit apo prindi në Ambasaden e Republikës se Kosovës ne Berlin, duke paraqitur dokumentet si në vijim:
Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do t’i jepet;
Ekstraktin e lindjes;
Kopjen e dokumentit të identifikimit të të miturit, nëse e posedon;
Ekstraktet e lindjeve të prindërve;
Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj ku banon;
Dëshmi për vendbanimin e fundit të prindërve në Republikën e Kosovës;
Kopjet e dokumenteve të identifikimit të dy prindërve;
Pajtimi i të miturit më i vjetër se 14 (katërmbëdhjetë) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) vjet;
Deklaratën e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar tek noteri;
Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim në vlerën prej 50 EUR për aplikim, ndërsa 200 EUR me rastin e pranimit të vendimit. (Pagesa bëhet në Ambasade nëse keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt nga Ambasada).
Përveç shërbimeve konsullore të sipërpërmendura, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ofron edhe ndihmë konsullore për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj, siç parashihet në Ligjin dhe Rregulloren për Shërbimin Konsullor të Republikës së Kosovës.
Përkitazi me këtë, Zyrtari konsullor mund të bëjë sipas kërkesës së ardhur me shkrim lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por, nuk kufizohen vetëm në: vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve; vërtetim mbi shtetësinë.
Lëshimi i vërtetimeve që ka të bëjë më konfirmimet e caktuara, bëhet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës të konfirmuar nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës