Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf
Në
kuadër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Düsseldorf
funksionon shërbimi i marrëdhënieve me publikun. Ky shërbim i ofron ndihmë
shtetasve të Kosovës për zgjidhjen e problemeve të natyrës konsullore.
Shërbimi i marrëdhënieve me publikun mund të kontaktohet në:
Adresa:
Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf
Tel: 0211 54 222 222
Fax: 0211 54 222 229
Email: consulategeneral.dus@rks-gov.net
Orari i punes:
Hënë - Enjte: 9:30-12:00 / 14:00-16:30
E Premte: 09:30 – 12:00
Ju informojmë, që gjatë festave shtetërore të
Republikës Federale të Gjermanisë dhe ato të Republikës së Kosovës,
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf është e
mbyllur!
Seksioni konsullor ofron shërbimet konsullore si
në vijim:
- Regjistrimi i të porsalindurve
- Regjistrimi i vdekjeve
- Regjistrimi i martesave
- Lirimi nga shtetësia
- Aplikimi për pasaportë të re (vetëm për
qytetarët e Kosovës të cilët posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës)
- Laisser-passer (Dokument udhëtimi njëdretimësh
për në Kosovë)
Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18
vjeçare
Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Gjermani mund të aplikojnë për letërnjoftim
dhe pasaportë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në
Düsseldorf.
Aplikimi
për pasaportë
Për herë
të parë:
- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa 100 €
Ripërtëritje/korrigjim
të dhënash:
- LTNJ
- Pasaporta e vjetër
- Taksa 100 €
E
humbur/e konfiskuar:
- LTNJ
- Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i
konfiskimit dhe
- Taksa 100 €
E
dëmtuar/ fletë e mbushur:
- LTNJ
- Pasaporta e dëmtuar/e mbushur dhe
- Taksa 100 €
1.
Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy
prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë
vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë
certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin
apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 80€
Për herë të parë (për personat mbi 16
vjeç):
- Ekstrakti i lindjes
- Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK.ut, atë duhet ta
dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e
dokumentit;
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
- Taksa 40€.
Në rast
të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
- Ekstrakti i lindjes;
- Letërnjoftimi i vjetër dhe
- Taksa 40€.
Në rast
të humbjes/konfiskuar:
- Kopja e LTNJ, ose pasaportës
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht
raportin e konfiskimit dhe
- Taksa 40€
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës,
dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet
që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
- Kërkesa;
- 2 fotografi;
- Kopja e një dokumenti të identifikimit;
- Kopja e lejës së qëndrimit;
- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
- Ose një dokument tjetë që dëshmon se e keni origjinën prej
Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
- Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€,
Për të
miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur
etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me
autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin
dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme të RKS-së në
München;
Vëni re:
Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit, dhe
vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës
në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen
specifikat si në vijim:
Kur
fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të
Kosovës;
- Kërkesa
-Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim,
ekstraktet e lindjes dhe çertifikatën e martesës)
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€
Kur
fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është
shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të
vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija
është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas
i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e
Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të
martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në
vijim:
- Kërkesa
- Ekstraktet e lindjes
- Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
- Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
- Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është
shtetas i huaj pasaporta);
- Certifikatë origjinale internacionale të martesës
- Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e
lindjes
- Taksa prej 30€
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të
vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë,
kërkohen këto dokumente si në vijim:
- Kërkesa
- Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
- Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e
shtetësisë
- Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës
Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes
Dokumentet që nevoitet për aplikim për
lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.
- Garancioni se do të
merrni shtetësinë gjermane (Einbürgerungszusicherung);
- Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime (Führungszeugnis)
Të
tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe
Dokumentet
e poshtëshënuara duhet të sillen nga Kosova:
- Një dokument valid të identifikimit;
- Ektrakt i lindjes;
- Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
- Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
- Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë
përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje
të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
- Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk
ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
- Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e
policisë së Kosovës;
- Taksa 50,-€ për aplikim;
Dokumentet
duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!
Asnjë
dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!
Procedura
deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.
Pas
arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia e Kosovës, duhet të paguhet taksa
prej 400,-€!
Dokumentet
që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen
18 vjec!
- Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane (
Einbürgerungsurkunde)
- Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
( Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)
Dokumentet
e poshtëshënuara duhet te sillen nga Kosova:
- Ekstrakti i lindjes i RKS-së
- Ekstraktet e lindjes i të dy prindërve
- Certifikaten e marteses
- Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i
mituri e posedon;
- Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
- Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se
prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës
(e përkthyer në gjuhen shqipe)
- Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit
është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
- Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind
është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind
ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së
Kosovës
- Taksa 50,-€ për aplikim
Dokumentet
duhet të dorëzohen në origjinal dhe 1x kopje!
Asnjë
dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj!
Pas
marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 200€!
Dokumentet që nevojiten për aplikim për
fitim shtetësie
- Certifikata Internacionale e lindjes
- Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose
certifikatën e gjendjes martesore;
- Certifikatën familjare
- Kopje e dokumentit të identifikimit
- Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer
në gjuhen shqipe)
- Ekstraktet e lindjes së prindërve
- Kopjet e pasaportave të prindërve
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e
Republikës së Kosovës
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i
dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës
- Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i
dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6
muaj
- Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin
kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës
- Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në
gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare
- Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e
Kosovës apo aktivitet ekonomike
Për të miturit
duhen edhe këto dokumente
- Certifikata e vendbanimit (Meldebescheinigung);
- Kopjen e një dokumenti me foto valid të identifikimit;
- Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e
martesës e Kosovës
- Kopjet e pasaportave të prindërve
- Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit
që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës
- Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj
shtetësinë e Kosovës
- Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet
familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë
- Pagesën e taksës prej 50€
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme
në Mynih dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit
- Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa
prej 100€ për personat nën moshën 18 vjeçare ose 250€ mbi 18 vjeç.
Konsullata e Përgjithshme në Düsseldorf lëshon sipas
kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet
nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për
kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi
vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 20€
Taksat konsullore
I. Taksa për letërnjoftim (ID)
1. Letërnjoftim
|
40 €
|
2. Fletudhëtimi për
kthim
|
30 €
|
3. Pasaporta mbi 18
vjeç
|
100 €
|
4. Pasaporta për të
mitur
|
80 €
|
5. Regjistrimi i
faktit të lindjes
|
30 €
|
6. Regjistrimi i
faktit të martesës
|
30 €
|
7. Regjistrimi i
faktit të vdekjes,
|
pa pagesë
|
8. Pajisja me
certifikatë /ekstrakt
|
20 €
|
8. Aplikimi për
fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia
|
50 €
|
9. Vendimi për
fitimin e shtetësisë
|
250 €
|
10. Vendimi për
fitimin e shtetësisë për të mitur
|
100 €
|
11. Vendimi për
humbjen e shtetësisë me lirim
|
400 €
|
12. Vendimi për
humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur
|
200 €
|
13. Vërtetime të
çdo lloji
|
20 €
|
14. Vendosja e
fotos në certifikatë
|
10 €
|