Follow us on:

Ambasadorja Nazane Breca priti në takim ambasadorin e Belgjikës

Bernë, 28 shkurt 2019 – Ambasadorja Nazane Breca, ka pritur në një takim njohës në Ambasadë, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës të akredituar në Bernë, Willy de Buck.

Gjatë bisedës, dy homologët, kanë theksuar marrëdhëniet shumë të mira bilaterale që kanë Kosova dhe Belgjika. Ambasadorja Breca, ka falenderuar ambasadorin Willy de Buck për ndihmën e madhe e të vazhdueshme që Mbretëria e Blegjikës ka dhënë dhe po jep për shtetin e Kosovës edhe në këtë fazë shumë të rëndësishme të shtetëndërtimit dhe zhvillimit.

Dy ambasadorët gjithashtu kanë konstatuar se ambasada e Kosovës dhe ajo e Mbretërisë së Belgjikës, vazhdimisht kanë zhvilluar kontakte dhe se do të zhvillojnë e konsolidojnë edhe mëtutje bashkëpunimin mes tyre.