Follow us on:

Promovohen verërat e Kosovës në Zvicër

Cyrih, më 23 janar 2018 - Odën Ekonomike zvicerane për Evropën Qendrore SECO+, bashkë me Ambasadën e Kosovës dhe Konsullatën tonë në Cyrih, promovoi verërat e Kosovës dhe birrën e Pejës. Ambasadorja Nazane Breca, e shoqëruar nga ministrat Këshilltarë Valbona Fazliu Kajtazi dhe Islam Spahiu, më 17 janar 2019, ka marrë pjesë në këtë promovim të produkteve nga Kosova, që zgjoi interesim të madh.

Prodhuesit kosovarë kanë ofruar 16 lloje të verërave të bodrumeve të Kosovës për t’i shijuar nga të pranishmit e ftuar, si dhe birrën e Pejës e cila gjendet qe disa vite në shitoret zvicerane.

Drejtoresha e Odës Ekonomike të Zvicrës për Evropën Qendrore SECO-+, Felicitas Y. Gawenat, ka përshëndetuar të pranishmit dhe ka vlerësuar shumë lartë kualitetin e verërave nga Kosova si dhe bashkëpunimin me Ambasadën e Kosovës në Zvicër. Ajo ka paralajmëruar mundësinë e mirë se, me mbështjetjen e SECO+, në këtë vit në Zvicër, mund të organizohet java kosovare e verërave dhe specialiteteve tjera të Kosovës.

Në këtë ngjarje promovuese, morën pjesë të ftuar afaristë zviceranë, afaristë nga Kosova që veprojnë në Zvicër si dhe Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.