Follow us on:

Ambasadorja Breca pjesëmarrëse në pritjen tradicionale nga presidenti, Ueli Maurer

Bernë, 16 janar 2019 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bernë, mori pjesë në pritjen e fillimvitit të organizuar nga presidenti i ri për vitin kalendarik 2019, i Konfederatës zvicerane, Ueli Maurer.

Takimi organizohet për çdo fillimviti për Trupën Diplomatike të akredituar në Bernë dhe përpersonalitetet e larta të shtetit me rastin e promovimit me rotacion, e në mënyrë tradicionale, të presidentit të Zvicrës.

Ambasadorja Breca, duke takuar presidentin Ueli Maurer, ka uruar Vitin e Ri 2019 dhe ka falenderuar Zvicrën për mbështjen që ka dhënë dhe po jep në mënyrë të vazhdueshme për shtetin e Kosovës, duke shprehur besimin në bashkëpunim edhe më të zgjeruar dypalësh mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ambasadorja ka takuar dhe uruar edhe ministrin e punëve të jashtme të Konfederatës, Ignazio Cassis.