Follow us on:

Ambasadorja Nazane Breca mori pjesë në pritjen tradicionale të Hans-Adam II në Lihtenshtajn

Vaduz, më 10 janar 2019 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca ka marrë pjesë në pritjen diplomatike tradicionale të vitit të ri, të organizuar në Kështjellën e Vaduzit, kryeqytet i Principatës së Lihtenshtajnit.

Trupa Diplomatike e akredituar në Bernë, është pritur nga Lartëmadhëria e tij Hans-Adam II-të dhe princi trashëgimtar Alois me princeshën Sophie.

Ambasadorja Breca, duke takuar Latërmadhërin e tij dhe Princin Trashëgimtar, ka uruar dhe përgëzuar për Vitin e Ri 2019, dhe falenderuar për mbështjetjen që Principata e Lihtenshtajnit i ka dhënë dhe po i jep në vazhdimësi shtetit të Kosovës.