Follow us on:

Vizitë zyrtare e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Konfederatën e Zvicrës

Lugano 22 qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga ambasadorja Nazane Breca, ka zhvilluar takim dypalësh me Ignazo Cassis, shef i Departamentit për Punë të Jashtme (DFAE/EDA) të Zvicrës.

Ministri Pacolli, që në fillim të takimit e ka falënderuar kryediplomatin zviceran për mbështetjen e fuqishme, që shteti zviceran i kishte dhënë vendit dhe popullit të Kosovës nëpër të gjitha periudhat më të vështira.


“Zvicra është ndër shtetet e para, që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe para kësaj, është ndër shtetet e para, që ka paraqitur pavarësinë si zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Ne, i jemi përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit zviceran për këtë mbështetjeje të fuqishme dhe të parezervuar”,Pacolli. Ai në mënyrë të veçantë ka theksuar se “Lidhjet dhe afërsia në mes të Zvicrës dhe Kosovës nuk janë ndërtuar vetëm nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, por një faktor i rëndësishëm në këtë rrugëtim ka qenë diaspora jonë, e cila vlerësohet të jetë rreth 200.000 (dyqind mijë)”.


Në vazhdim të takimit, kryediplomati i Republikës së Kosovës dhe kryediplomati i Zvicrës kanë diskutuar lidhur me thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë shfrytëzimin e potencialeve ende të pashfrytëzuara në aspektin ekonomik; sigurimin e mbështetjes së nevojshme nga Konfederata helvetike për anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Evropiane dhe Ndërkombëtare; procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës; avancimin e Agjendës Evropiane dhe dialogun me Serbinë.