Follow us on:

Ambasadorja Breca priti zëvendësministrin e Kosovës, Faruk Nura

Bernë, më 24 nëntor 2017 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Nazane Breca, e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, ministër këshilltar, ka pritur në Ambasadën e Kosovës në Bernë, zëvendësministrin e Ministrisë së Diasporës, Faruk Nura, i shoqëruar nga udhëheqësi i Divizionit të personelit, Vigan Gashi.

Gjatë takimit zëvendësministrin Nura u interesua për organizimet, zhvillimet si dhe problemet e kërkesat e diasporës sonë në Zvicër. 

 

Breca, tha se Ambasada jonë në Zvicër, ishte dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të disporës sonë, e cila tash ajo është integruar në shoqërinë zvicerane dhe me sukses mban lidhjet e saja dhe me Kosovën, duke e ndihmuar në fornma të ndryshme atë, e në mëynrë të veçantë familjet e tyre. 

 

Ambasadorja ka folur edhe për gjendjen e përfshirjes së nxënësve në mësimin plotëuese në gjuhën shqipe, problemet që e përcjellin këtë proces në Zvicër, angazhimin e LAPSH-it etj., pastaj kërkesat e tjera të disaporës, që tashmë janë të njohur, si për kushtet e votimit më të lehtë gjatë zgjedhjeve nacionale dhe lokale, sigurimet për vetura në kufinj, ligjet dhe pakot ligjore për investitorët nga diaspora, etj.