Follow us on:

Ambasadorja Breca mori pjesë në festën nacionale të Zvicrës

Bernë, 1 gusht 2017 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca mori pjesë në pritjen e organizuar nga institucionet e Kantonit të Bernës, kryeqytetit të shtetit helvetik, me rastin e festës nacionale të Zvicrës, 1 gushtit.

Më këtë pritje ambasadorja Breca shfrytëzoi rastin për të bashkëbiseduar me zyrtarë të lartë politik të Zvicrës si dhe me ambasadorë të akredituar në Bernë. Ambasadorja Breca takoi edhe zyrtarë të lartë të Kantonit të Bernës si dhe udhëheqës të të tjerë të institucioneve të kryeqytetit.