Follow us on:

Ambasadorja Nazane Breca në festën kombëtare të Lihtenshtajnit

Bernë, më 15 gusht 2017- Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca mori pjesë në festën kombëtare të Principatës së Lihtenshtajnit e cila u organizua në Vaduz për të gjithë Ambasadorët e Akredituar në Zvicër.

Ambasadorja Breca, Princit Trashëgimtar Alois, i përcolli urimet e qeverisë dhe popullit të Kosovës për ditën kombëtare të Principatës së Liehtenshtajnit.Ambasadorja Breca po ashtu takoi dhe bisedoi edhe me zyrtarët më të lartë të Principatës së Lihtenshtajnit.

Ajo takoi edhe kryeministrin Adrian Hasler më të cilin Breca bisedoi për raportet dypalëshe midis Kosovës dhe Lihtenshtajnit, pastaj ministren e Punëve të Jashtme, Aurelia Frick si dhe ministren e Punëve të Brendshme, Dominique Gantenbein me të cilën bisedoi konkretisht për iniciativën e Kosovës për antarësim në Interpol. 

Breca në mënyrë të veçantë bisedoi edhe me deputetin Peter Frick, lidhur me thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar midis Kosovës dhe Principatës së Lihteshtajnit.

Në këtë festë ditore, ambasadorja Breca shfrytëzoi mundësinë për të takuar dhe biseduar me ambasadorë të vendeve të ndryshme, si të Francës, Pakistanit, të Laos (Republika Demokratike Popullore) të akredituar në Gjenevë, ate të Bregut të Fildisht, ud. ambasadorit të Azerbejxhanit, të Sllovenisë etj.