Follow us on:

Lindje

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e fletëkërkesës (vendoset dhe si link i veçante nga ku hapet fletëkërkesa) për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

- Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës, certifikatë të lindjes së Kosovës ose certifikatë të shtetësisë së Kosovës;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

- Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar,
- pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës,
- Një kopje të certifikatës internacionale  të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
      
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Formulari i kërkesës për regjistrimin e lindjes dhe lëshimin e certifikatës së lindjes