Follow us on:

Marrëdhëniet dypalëshe

•    Bashkepunimi politik

Republika e Kosoves dhe Konfederata helvetike themeluan marredheniet e para diplomatike me 11 janar 2009, date kjo e cila u shenua me rastin e dorezimit te leter kredencialeve te te ngarkuarit me pune z. Naim Malaj ne Ministrine e Jashtme zvicerane.  Me kete rast, Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Micheline Calmy-Rey rikonfirmoi qendrimin e shtetit zviceran se do te jete perkah zhvillimit ekonomik te Kosoves dhe konsolidimit te institucioneve shteterore te saj. Vendosja e marredhenieve diplomatike ndermjet Kosoves dhe Zvicres ka luajtur dhe do te luaj nje rol thelbesor ne drejtim te zhvillimit te bashkepunimit dhe te mirekuptimit te ndersjelle ne mes te ketyre dy vendeve. Vlen te permendet vizita e ish Ministrit te Brendshem, z. Zenun Pajaziti dhe nenshkrimi i marreveshjes per riatdhesim, pastaj vizita e delegacionit te parlamentareve te Kamenices, si dhe vizita tjera te rendesishme.

•    Bashkepunimi kulturor

Ambasada e Republikes se Kosoves ne Zvicer ka dhene nje kontribut te cmuar ne sensibilizimin e opinionit publik zviceran mbi sfidat dhe problemet me te cilat ballafaqohet shoqeria kosovare sot, si dhe mbi promovimin e diversitetit te vlerave te mirefillta kulturore pergjithesisht. Ambasada ka bashkepunim te ngushte me Lidhjen e Arsimtareve dhe Prinderve Shqiptare “Naim Frasheri” (LAPSH), bartese e shkolles shqipe te mesimit plotesues ne Zvicer dhe shoqata te ndryshme kulturo-artistike ne Zvicer. Ambasada gjithashtu nxit aktivitete kulturore, edukative me qellim qe te favorizoje shkembimin kulturor dhe ruajtjen e identitetit kombetar. Nje kapitull te vecante padyshim ze edhe diaspora shqiptare ne Zvicer. Roli i diaspores kosovare qe jeton ne Zvicer perben nje element te vecante per marredheniet Zvicer-Kosove. Ne Zvicer jetojne rreth 200 mije kosovare, qe do te thote perafersisht rreth 10 perqind e popullates se Kosoves. Roli i mergates shqiptare ne Zvicer eshte i rendesishem ne shume aspekte. Ketu do te veconim kontributin e saj te jashtzakonshem ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit dhe rolin e saj ne mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e vlerave te mirefillta kulturore. Vlen te permendim se ne kuadrin e afirmimit te vlerave dhe kontributit te dhene ne fusha te ndryshme ne dobi te ceshtjes se Kosoves, Ambasada e Republikes se Kosoves ne Zvicer ka ndermarr nismen e dhenies se cmimit “Diaspora”.

•    Bashkepunimi ekonomik

Aspekti ekonomik pa dyshim luan nje rol te rendesishem ne raportet Kosove - Zvicer. Ne kuader te kesaj veprimtarie diplomatike, vlen te theksohet nisma per ecjen e metejshme te zhvillimit ekonomik te Kosoves, respektivisht organizimi i disa konferencave nen ombrellen e Ambasades se Kosoves ne Zvicer ne bashkepunim me Ministrine e Tregtise dhe te Industrise dhe Agjencine e Promovimit te Investimeve IPAK me seli ne Vjene per mundesite e investimeve ne Kosove, si dhe vendosjen e kontakteve me biznesmen zviceran dhe te huaj. Vlen te permenden vizitat e Ministrit te Industrise dhe Tregtise, z. Lutfi Zharku ne Zvicer ne kuader te Forumit Ekonomik Zvicer-Kosove. Ndersa, ne kuadrin e perkushtimit te Zvicres per te ndihmuar shtetin e ri te Kosoves ne rrugen drejt nje shteti funksional demokratik dhe te nje ekonomie tregtare sociale dhe te qendrueshme, vlen te theksohet hartimi i strategjise per bashkepunim 2009-2012 per Kosoven ne bashkepunim me Agjencine Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC) dhe Sekretariatin Shteteror per Ceshtje Ekonomike (SECO).