Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto ofron sherbimet konsullore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në Kanada.



Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës në Kanadë


Gjatë qëndrimit në territorin e Kanadës, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre. Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësia diplomatike/konsullore në Kanadë konsiston në:


- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në Kanadë;
- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
- Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Kanadës;
- Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në Kanadë dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.


Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë kanadeze.


Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:


- njoftimin e familjarëve për arrestimin;
- adresimin tek avokati mbrojtës apo
- kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.


Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësia diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.



Shërbimet Konsullore në Konsullatën e Përgjithshme Toronto


Sektori i Dokumenteve Personale
Letërnjoftim, Pasaportë dhe Fletëudhtim për Kthim në Republikën e Kosovës



Aplikimi për letërnjoftim


Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
- Ekstrakti i lindjes
- Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-ut, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
- Taksa


Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
- Ekstrakti i lindjes;
- Letërnjoftimi i vjetër dhe
- Taksa


Në rast të humbjes/konfiskuar:
- Kopja e leternjoftimit ose pasaportës
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë per humbjen e leternjoftimit, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
- Taksa


Aplikimi për Pasaporta


Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë në Kanada, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës të Kosovës në Toronto, Kanada


Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
- Letërnjoftimi i RKS-së dhe
- Taksa


Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- Leternjoftimi
- Pasaporta e vjetër
- Ekstrakti i lindjes
- Taksa


E humbur/konfiskuar:
- Leternjoftimi
- Ekstrakti i lindjes
- Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
- Taksa


E dëmtuar/fletë e mbushura:
- Leternjoftimi
- Ekstrakti i lindjes
- Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
- Taksa


1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta e RKS-së (nëse e posedon)
- Leternjoftimi (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa


Aplikimi për fletëudhëtim


Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.


Dokumentet që nevojiten për aplikim për fletudhëtim:
- Kërkesa;
- 2 fotografi;
- Kopja e një dokumenti të identifikimit;
- Kopja e lejës së qëndrimit;
- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
- Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
- Dëshmia e taksës së paguar


Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;


- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Toronto-Kanada në Shërbimin konsullor.


Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Përgjegjës i sektorit të dokumenteve Personale
z. Sadik Makolli zv.Konsull


Shërbimet Konsullore në Konsullatën e Përgjithshme Toronto
Sektori i Gjendjes Civile


Lëshimi i Certifikatave të Gjendjes Civile, të gjithë personat e lindur në Republikën e Kosovës që i kanë të dhënat e verifikuara në Sisitemin e Gjendjes Civile pas datës 18.02.2013 mund të pajisen me certifikata të Gjendjes civile me sa vijon:


Ekstrakt Lindje,
certifikate Lindje,
certifikate të Statusit Martesore - Certifikat të Martesës,
certifikate të Shtetësisë,
certifikate të Vendbanimit dhe
Certifikat Vdekje.


Dokumentet që nevoiten për aplikim


- Kërkesa
- Një dokument identifikimi valid i aplikuesit
- Taksa


Regjistrimi i faktit të lindjes


Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amzë të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:


Kur fëmja është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;


- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa


Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;


- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre


Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;


- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;


Regjistrimi i faktit të martesës


Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:


- Kërkesa
- Ekstraktet e lindjes
- Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
- Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
- Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
- Certifikatë origjinale internacionale të martesës
- Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
- Taksa


Regjistrimi i faktit të vdekjes


Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:


- Kërkesa
- Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
- Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
- Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës


Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes


Vendosja e fotos në certifikatë


Shërbimin konsullor në Toronto, sipas kërkesës së palës, bën vendosjen e fotos në certifikatën e lindjes së të miturit që shërben për kalimin e kufirit.
Me këtë rast nevojiten:


- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve
- Certifikata origjinale e lindjes e të miturit.


Vërtetime të çdo lloji


Misioni konsullor në Toronto lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.


Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.


Pagesa e taksës


Përgjegjës i sektorit të Faktit të Gjendjes Civile
z. Sadik Makolli, zv.Konsull


Kontakti dhe caktimi i termineve për shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto bëhet përmes email adresës si dhe nr. të telefonit:
E-mail: consulategeneral.ca@rks-gov.net
Tel: 416-322-5769
Për rastet urgjente Konsullata ka në dispozicion 24/7 këtë nr. të telefonit 6473855460