Follow us on:

Për ambasadën

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, si mision diplomatik ka filluar që nga fundi i vitit 2015, ndërsa në lokacionin aktual ka filluar në shkurt të vitit 2016.  Kanadaja mbulon Kosovën në aspektin diplomatik nga Ambasada e tyre në Zagreb.

Marrëdhëniet me Kanadanë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për faktin se ky vend është një nga mbështetësit kryesor të Kosovës që nga periudha para ndërhyrjes së NATO-së, kontributi i saj kundrejtë Kosovës është shumë dimensional duke filluar nga ai politik, ekonomik, shoqëror etj. Kanadaja është ndër njohësit e parë të Republikës së Kosovës dhe që atëherë marrëdhëniet bilaterale vetëm sa janë thelluar.

Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës është përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Kanada. Misioni i Ambasadës është të promovojë dhe të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Kanadanë, si dhe të kontribuojë në forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve reciproke. Republika e Kosovës e konsideron Kanadanë si vend partner, mik dhe mbështetës të palëkundur të Republikës së Kosovës.