Follow us on:

Ambasadori Kryeziu dorëzoi Letrat Kredenciale tek Protokolli Diplomatik i Ministrisë së Jashtme Kanadeze

Ottawa, shkurt 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, z.Adriatik Kryeziu, ka dorëzuar kopjet e Letrave Kredenciale tek Protokolli Diplomatik i Ministrisë së Jashtme, i njohur zyrtarishtë si Departamenti për Politikë të Jashmte, Tregti dhe Zhvillim.

Ambasadori Kryeziu, i shoqëruar nga Sekretarja e Parë e Ambasadës, znj.Blerta Ademi, është pritur ngrohtësishtë nga znj.Mary Anne Dehler, Drejtoreshë e Korpusit diplomatik, njëherësh edhe zv. Drejtoreshë edhe e Protokollit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme Kanadeze.

Në këtë takim, ambasadori Kryeziu, në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T. Hashim Thaçi, qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka përcjellur mesazhet falënderuese dhe mirënjohje të thellë për autoritetet respektive kanadeze.

Ambasadori Kryeziu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Kosovës dhe Kanadasë, duke shprehur vullnetin dhe zotimin e tij, për t’i forcuar dhe zgjeruar tutje marrëdhënit bilaterale.

Ai tha se do të përkushtohet për një dinamikë edhe më të lartë në kuptim të angazhimeve dhe projekteve konkrete, krijimin e urave të bashkëpunimit dhe lehtësimin e komonikimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në anën tjetër, në një frymë jashtëzakonisht miqësore, duke uruar Ambasadorin për pozitën dhe duke i shprehur mirëseardhje në shtetin e Kanadasë, znj.Dehler e ka njoftuar më gjerësishtë z.Kryeziu lidhur me procedurat protokollare dhe ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale tek Guvernatorja e Përgjithshme.