Follow us on:

Në Ottawa sërish valvitet flamuri i Kosovës

Ottawa, 17 shkurt 2019 - Për të tretën herë rradhazi në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, është valëvitur flamuri i Kosovës. Veçantia e këtij viti, është së përveç festimeve të 11-vjetorit të Pavarësisë, festohet dhe 20-vjetori i mbërritjes së refugjatëve të Kosovës në Kanada, 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s ku Kanadaja ka qënë një ndër akterët kryesor, si dhe 10-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Kanada-Kosovë.

Në fjalën e tij, në prezencë të autoriteteve më të larta federale, lokale, trupit diplomatik, gazetarëve dhe komunitetit të diasporës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni, theksoi raportet e shkëlqyera dhe të veçanta që gëzojnë Kanadaja dhe Kosova.

Viti që lamë pas, përveç vizitave tepër të rëndësishme nga autoritet Kosovare në Kanada ka kulmuar dhe me marrëveshjen FIPA (marrëveshja për mbrojtjen e investimeve të huaja) që i hap rrugën bizneseve Kanadeze që të investojnë në tregun Kosovar.

Në kuadër të këtij aktiviteti tepër të rëndësishëm, nën-kryetari i Bashkisë së Otavës, z.Matthew Luloff, përshëndeti përzemërisht Ambasadën dhe diasporën e Kosovës për kontributin tepër të çmuar në Ottaëa.

Ai përgëzoi iniciativën e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe komunitetit të diasporës për emërimin e një rruge në Kryeqytetin e Kanadasë me emrin “Parasol Kosovo” në nder të operacionit më të njëjtin emër nga Qeveria Kanadeze në vitin 1999, të cilët sollën në Kanada rreth 7000 refugjatë nga Kosova gjatë luftës.

Kanadaja dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta dhe kjo i bën këto vende që të jenë mike, u shpreh në fjalën e saj kryetarja e Grupit të Miqësisë Parlamentare Kosovë-Kanada, deputetja Anita Vandenbeld, e cila shprehu dhe urimet më të përzemërta në emër të Kryeministrit Kanadez, z.Justin Trudeau.