Follow us on:

Hyn në fuqi Marrëveshja për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve me Kanadanë

Ottawa, 19 dhjetor 2018 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada është njoftuar nga autoritetet kanadeze se Marrëveshja për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve (FIPA) ka hyrë në fuqi në Kanada.

Me këtë hap janë kompletuar proceset legale në të dyja shtetet dhe tashmë marrëveshja e nënshkruar në fillim të këtij viti, është në fuqi në të dyja vendet.

Kjo marrëveshje përveç karakterit historik të saj, si marrëveshja e parë e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, ka rëndësi madhore për marrëdhëniet ekonomike-tregtare mes dy vendeve.

Përmes saj, krijohet arkitektura e nevojshme ligjore për mbrojtjën dhe promovimin e investimeve.

Kjo marrëveshje do të ndikojë në hapjen e rrugës për investimet kanadeze në Kosovë, sidomos në sektorin strategjik të minierave ku është dhe interesi më i lartë.