Follow us on:

Kosova dhe Kanadaja nënshkruajnë deklaratë për forcimin e bashkëpunimit

Ottawa, 25 shtator 2018 - Bashkëpunimit të shkëlqyer bilateral Kanada-Kosovë i shtohet dhe një sukses i rradhës. Grupet e Miqësisë Parlamentare Kosovë-Kanada kanë nënshkruar në Parlamentit Kanadez, Deklaratën e Përbashkët për Përforcimin e Partneritetit dhe Bashkëpunimit.

Kjo deklaratë është e para në natyrën e saj që nënshkruhet nga Grupet e Miqësisë Parlamentare. Përfaqësuesit e të dyja grupeve Parlamentare u zotuan të përforcojnë marrëdhëniet Kosovë-Kanada, me hapa konkretë si bashkëpunimi Parlamentar dhe fushat e tjera si arsimi, bujqësia, minierat, investimet strategjike etj.

Grupet e miqësisë Parlamentare Kanada-Kosovë janë formuar mbi bazën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve që nga momenti historik i pritjes së refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, raporteve të forta ndër-njerëzore e deri tek mbështetja që Kanadaja i jep Republikës së Kosovës për forcimin e institucioneve demokratike dhe shoqërisë multi-etnike.