Follow us on:

Mbahet Mesha e Falenderimeve me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Ottawa, 16 tetor 2016 – Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë në Kanada, me iniciativën e Selisë së Shenjtë dhe Misionin Diplomatik të Indisë në Kanada, si dhe famullinë e Nënë Tereza në Ottawa, kanë organizuar Meshën e Falenderimeve me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Mesha e Falenderimeve u mbajt në Kishën e Shën John-it në Ottawa, dhe u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Ottawa-s, Terrence Prendergast së bashku me Arqipeshkvin Luixhi Bonazzi njëkohësisht dhe Nunc i Selisë së Shenjtë në Ottawa.

Ambasadori Hiseni pati rastin tu drejtohet të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse për lidhjet e Kosovës me Nënë Terëzën. Ai i kujtoi të pranishmëve se Nënë Tereza, e njohur ndryshe si Gonxhe Bojaxhiu, ka nisur rrugëtimin e saj fetar e misionar në Letnicë të Kosovës.

“Për popullin e Kosovës, edhe shpresa lidhej me emrin e Nënë Terezës. Nesë të duhej ushqim për familjen, atë e gjeje tek Shoqata Nënë Tereza. Nesë të të duhej mjeku, atë e gjeje në shtëpitë-spitale të kësaj shoqate, ku kanë lindur mijëra fëmijë, të cilët sot, ecin krenarë në Bulevardin kryesor të kryeqytetit tonë Prishtinës që mban emrin e Nënës tonë Terezë, dhe kanë mundësi të shohin në po atë bulevard, Katedralen me emrin e saj”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore në Ottawa, ishin të pranishëm mbi pesëqind persona, duke përfshirë personalitete të rëndësishme fetare, të shoqërisë civile, zyrtarë të ndryshëm kanadezë dhe anëtarë të trupit diplomatik, si dhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të komunitetit të diasporës shqiptare nga Toronto, Montreali dhe Ottawa.