Follow us on:

Ambasadori Kallaba merr pjesë në hapjen solemne të presidencës bullgare të BE-së

Sofje, 11 janar 2018 - Ambasadori i Republikës se Kosovës, Shpend Kallaba, ishte i ftuar në ceremoninë solemne ku Bullgaria edhe zyrtarisht ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE). Në hapje të këtij solemniteti, ambasadori Kallaba duke i uruar për një presidencë të suksesshme, kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, ka vlerësuar se Kosova dhe rajoni pret një mbështetje më të fuqishme në proceset integruese gjatë këtij 6 mujori.

Ndërkaq në fjalëne tij në ceremoninë zyrtare të hapjes së Presidencës Bullgare, kryeministri Borisovtha se gjatë presidencës duhet të jemi një moderator i paanshëm, por në tënjëjtën kohë çdo bullgar duhet të mbetet me bindjen, se BE-ja bën diçka për të.Ai tha, se gjatë 6 muajve të Presidencës do të ketë shumë diskutime kushtuarpolitikës së kohezionit, problemeve të rajonit, politikës bujqësore, sigurisëkibernetike, mbrojtjes së përbashkët evropiane, migracionit. Sipas tijBullgaria tani e ka shansin të përkrahë shpresën e popujve të BallkanitPerëndimor.

Duke përshëndeturhapjen zyrtare,  kryetari i KomisionitEvropian Zhan Klod Junker vlerësoi  sevendi i Bullgarisë është në Evropë dhe në Eurozonë. Ai theksoi, se KomisioniEvropian e përkrah vendin dhe se Presidenca Bullgare përputhet me një momentkyç, kur ndërmerren një sërë nismash për caktimin e së ardhmes të BE-së.