Follow us on:

Liderët e rajonit diskutojnë në Sofje për integrimin në BE

Sofje, 8 dhjetor 2017 – Liderët e Ballkanit Perëndimor, në një takim të bashkë organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore, kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal, si dhe dinamikën e procesit integrues të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte pjesë e këtij takimi në fjalën e tij ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë bllok në Bashkimin Evropian.

Pjesë e diskutimeve të liderëve të rajonit mepërfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian ishte edhe kompletimi i rrjetit tërrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës së kalimeve kufitare.

Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha vendevetë Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë e qartë evropiane dhe BE-jatë ketë qasje gjeostrategjike për rajonin.

Ndërkohë, Presidenti Thaçi i shoqëruar ngazëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve te Jashtme Behgjet Pacolli dhe Ambasadorii RKS-së në Sofje, Shpend Kallaba ka zhvilluar një takim me Presidentin eBullgarisë, Rumen Radev, në të cilin u bisedua për thellimin e bashkëpunimitdhe bashkërendimin e veprimeve për integrim të tërë rajonit në BashkiminEvropian. “Bullgaria po e merr kryesimin e Bashkimit Evropian në një kohë shumëtë rëndësishme për tërë shtetet tona, sepse po konfirmohet e ardhmja evropianee rajonit dhe përkushtimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor”- ka deklaruarpresidenti Thaçi pas takimit.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe Ministri iZhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka,i cili ka zhvilluar takim me drejtues tëBankës Botërore dhe me Ministrin e Energjetikës së Bullgarisë, takime këto kuështë diskutuar për projekte në interes të zhvillimit të Kosovës, si dhe përbashkëpunimin dypalësh në sektorin ekonomik në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Ndërkohë, gjatë gjithë kohës, Ambasada eRepublikës se Kosovës në Sofje, ka organizuar dhe fascilituar në të gjithatakimet e zhvilluara në mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe zyrtarëvetë Bankës Botërore dhe Qeverisë së Bullgarisë.