Follow us on:

Ambasadori Kallaba kërkon lehtësim të procedurave për viza turistike

Sofje 5 dhjetor 2017 - Me ftesë të ministres së turizmit të Bullgarisë, znj. Nikolina Angelkova, ambasadori Shpend Kallaba ka marrë pjesë në takimin që Ministria e Turizmit zhvilloi me trupën Diplomatike të akredituar në Sofje – Annual Ambasador Breakfast. Gjatë këtij takimi, ministrja e Turizmit i shpalosi të arriturat e këtij viti, si dhe parashikimet për vitin në vijim. Gjatë vitit 2017 të ardhurat nga turizmi shënuan rekord – mbi 4.5 miliard euro deri në tetor, ose me 15.7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të 2016-ës. Ajo përsëriti parashikimet e saj se gjithsej për tërë vitin numri i turistëve të huaj pritet të tejkalojë 8 milion veta, dhe për herë të parë ky numër do të jetë më i madh nga numri i popullsisë së vendit.

Sipas Ministres, Bullgaria pos Turizmitveror dhe atë Dimërorë, është në “top 3” vendet për nga pasuria e artefakteve në Evropë, me nje numër prej mbi 40 mijëartefakte të zbuluara në territorin e saj. Ministrja Angelkova tha se Bullgariaka me çka t’u bëj përshtypje turistëve dhe miqve të saj dhe do të vazhdojë tëpromovojë sa më shumë këtë aspekt, shume profitabil për shtetin e Bullgarisë.

Ndërkaq, gjate fjalës se ti ne këtë takim Ambasadorii RKS-se Kallaba duke përgëzuar ministren për te arriturat dhe duke vlerësuarmarrëdhëniet e mira ne mes dy vendeve ka kërkuar nga ministrja qe te shqyrtojemundësinë reale për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave diplomatike ,derisa lehtësimin , respektivisht paisjen me viza turistike te qytetarëve teRKS-se qe dëshirojnë te vizitojnë Bullgarinë. Ne lidhje me këtë ministrjaAngelkova premtoi qe,  se bashku meministrinë e Punëve te Jashtme do te shqyrtojnë seriozisht këtë kërkesë dhe nekoordinim dhe me institucionet tjera kompetente te dalin me një vendim pozitiv.