Follow us on:

Ambasadori Kallaba takon presidentin Radev

Sofje, 13 shtator 2017 – Ambasadori, Shpend Kallaba me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ka marrë pjesë në një ceremoni të organizuar në ambientet e presidencës bullgare, për nderë të diplomatëve, respektivisht përmbylljes se Misionit Diplomatik në Sofje të ambasadorit malazez, Milomir Mihalovic.

Gjatë takimit që ambasadori Kallaba ka zhvilluar me presidentin Radev, ka diskutuar për organizimin e takimit të presidentit Radevme presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit në New York.

 

Në këtë kontekst, presidenti Radev duke vlerësuar lartë marrëdhënietnë mes të dy vendeve,  ka ri konfirmuar vullnetin e tij për takim me presidentin Thaçi në New York,  i cili po ashtu do të shërbente si një rast i mirë për të diskutuar rreth organizimit të një takimi tjetër në mes të dy presidenteve që do të zhvillohej në një të ardhme të afërt në Kosovë.