Follow us on:

Ansambli “Shota” prezanton vlerat kombëtare në amfiteatrin antik të Plovdivit

Sofje, 2 gusht 2017 - Ambasadori Shpend Kallaba dhe sekretari i dytë Bujar Desku kanë marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit që për disa ditë do të mbahet në qytetin e Plovdivit.

Republika e Kosovës është përfaqësuar përmes ansamblit shtetëror “Shota” , e që është pritur jashtëzakonisht mirë në performancën e tyre të shfaqur para mëse 4 mijë te pranishmeve në Amfiteatrin Antik të Plovdivit. Me këtë rast, ambasadori Kallaba ka përgëzuar drejtorin e ansamblit, Shefqet Gjocaj dhe të gjithë artistët pjesë të kësaj shfaqjeje, duke i cilësuar ata si ambasadorët më të mirë të imazhit të Republikës së Kosovës në botë.

Organizatorët e këtij festivali, ku merrnin pjesë rreth 10 shtete nga vende të ndryshme të botës, duke falënderuar ansamblet respektive dhe kultivuesit e vlerave të folklorit, kanë vlerësuar se arti është mundësia më e mirë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit në mes të popujve.