Follow us on:

Ambasadori Kallaba mori pjesë në shënimin e ditës së pavarësisë së SHBA-ve

Sofje, 6 korrik 2017 - Ambasadori Shpend Kallaba, me ftesë të ambasadorit të SHBA-ve, Eric S. Rubin, ka marrë pjesë në pritjen e veçantë të organizuar me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Ambasadori i SHBA-ve, Rubin, ka falënderuar ambasadorin Kallaba për prezencën, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy ambasadave dhe njëherësh ka vlerësuar lartë respektin permanent që populli i Kosovës ka ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, në këtë kontekst, ambasadori Kallaba, duke i uruar simbolikisht festën me një buqetë lule, ka përcjellë tek ambasadori amerikan urimet e përzemërta në emër të popullit të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për kontributin e madh që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin në konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë organizim kanë marrë pjesë përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Sofje, si dhe personalitete të shumta të jetës politike, kulturore e civile në vend.