Follow us on:

Ambasada pjesë e aktiviteteve të vendeve jo njohëse

Sofje, 29 qershor 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shpend Kallaba dhe ministri-këshilltar, Delfin Pllana morën pjesë në kremten e organizuar në Selinë e Shenjtë me ftesë të Nuncit Apostolik, Anselmo Pecorari, ku prezent ishte edhe Kardinali Leonardo Sandri prefekt i kongregacionit për kishat lindore.

Ambasadori Kallaba falënderoi në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe popullit të Republikës së Kosovës duke shpresuar se së shpejti do të ketë pranim të subjektivitetit tonë shtetëror edhe nga Selia e Shenjtë e Vatikanit.

Në një aktivitet tjetër gjatë kësaj jave, Ambasada ka qenë e ftuar nga Republika e Indonezisë në festivalin aziatik të mbajtur për herë të parë në Bullgari. Nën patronatin e Zëvendës Presidentes së Republikës së Bullgarisë, Liljana Jotova, ambasadat e vendeve aziatike me seli në Sofje organizuan festivalin aziatik në të cilin morën pjesë edhe ambasadori Kallaba, ministri-këshilltar Pllana dhe konsulli Rifaj. Me këtë rast, ambasadori Kallaba falënderoi ambasadoren e Indonezisë, Sri Astari Rajid për ftesën, si dhe u zhvilluan takime me personalitete të ndryshme nga institucione bullgare dhe kori diplomatik.