Follow us on:

Ambasadori Kallaba takon kryetaren e Komisionit për mbrojtjen kundër Diskriminimit, Dzhumalieva

Sofje, 27 qershor 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shpend Kallaba, ka zhvilluar një takim me Ana Dzhumalieva, kryetare e Komisionit për Mbrojtjen Kundër Diskriminimit në Bullgari.

Në kuadër të këtij takimi, kryetarja e këtij komisioni, Dzhumalieva ka njoftuar ambasadorin Kallaba për rregullativën dhe funksionimin e sistemit të mbrojtjes nga diskriminimi i të gjitha llojeve të sanksionuara nga legjislacioni i Bullgarisë.

Në kuadër të rezymesë informuese kryetarja e komisionit ka thënë se ky institucion funksionon që nga viti 2005 dhe ka të angazhuar 75 nëpunës. Ndërkaq, në anën tjetër, ambasadori Kallaba duke falënderuar kryetaren Dzhumalieva për pritjen, ka kërkuar që të shqyrtohen mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit këtij komisioni me komisionet dhe agjencionet homologe në Kosovë, në mënyrë që të përfitohet nga përvojat bullgare në këtë segment. Në kuadër të kësaj, në parim u pajtuan që pas funksionalizimit të Parlamentit dhe Qeverisë së re një delegacion bullgar nga ky komision të realizojë një vizitë në Kosovë.