Follow us on:

Republika e Bullgarisë

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
Bullgaria ndodhet në pjesën Jug-Lindore të Evropës.
Sipërfaqja: 110,993.6 km2.
Popullsia: 7.7 milion

Kufizohet në veri me Rumaninë, në jug me Greqinë dhe Turqinë, në perëndim me Serbinë dhe Maqedoninë, në lindje ka dalje në Detin e Zi.

Kryeqyteti: Sofja (popullsia: 1,6 milion). Sofja ndodhet në pjesën perëndimore të vendit, në rrëzë të malit Vitosha, në lartësi prej 550 metra mbi nivelin e detit.

Gjuha zyrtare: bullgare;
Alfabeti: cirilike;

Besimi fetar: Krishtere ortodokse (85%), myslimane (13%), katolikë (1%);

Valuta: Lev. Kursi i këmbimit 1 BGN = 0,51129 euro (1 euro = 1,95583 BGN)

Koha zyrtare: GMT+2;

Kodi telefonik: +359 (2 për Sofje);

Pika më e lartë: Musala - 2925 m.

Klima: e butë kontinentale në pjesën e saj veriore, ndikimi klimaterik mesdhetar në pjesën e saj jugore. Temperaturat mesatare (dimrit -2, verë 20-22 C).

Forma e qeverisjes: Republikë parlamentare. Kushtetuta e Republikës miratuar nga Asambleja Kombëtare në korrik 1991 është ligji suprem i vendit dhe nuk ka ligj tjetër që e suprimon. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar në pajtim me procedurën kushtetuese, janë konsideruar pjesë e legjislacionit të brendshëm.

Asambleja Kombëtare është parlament një-dhomëshe dhe  përbëhet nga 240 deputetë të cilët janë të zgjedhur çdo katër vjet. Asambleja Kombëtare drejtohet nga Kryesia e udhëhequr nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, znj Tsetska Tsatcheva.

Kreu i shtetit është Presidenti, i cili mishëron unitetin e kombit dhe përfaqëson Republikën e Bullgarisë në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Presidenti i Republikës së Bullgarisë është Z. Rosen Plevneliev.

Këshilli i Ministrave është organi ekzekutiv shtetëror dhe drejton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Qeveria e menaxhon zbatimin e buxhetit të shtetit, organizon menaxhimin e pronës shtetërore dhe e miraton ose anulon kategori të caktuara të traktateve ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën. Kryeministri i Republikës së Bullgaria është Z. Bojko Borisov.

Republika e Bullgarisë me 10 nëntor 1989 shënoi fillimin e ndryshimeve demokratike në vend ku zgjodhi rrugën e zhvillimit demokratik dhe ekonomisë së tregut, kurse politika e jashtme u orientua ndaj integrimeve në strukturat evropiane. Vendi ka qenë anëtar i Këshillit të Evropës që nga viti 1991. Në 2004, Bullgaria u bashkua NATO-së, kurse në vitin 2007 Bullgaria u bë anëtare e Bashkimit Evropian.


FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E BULLGARISË 

1 Janar            Viti i ri.
3 Mars             Festa kombëtare (Dita e çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman).
1 Maj               Dita e punës.
6 Maj               Dita e Shën Gjergjit –Dita e Armatës bullgare.
24 Maj             Dita e kulturës bullgare dhe shkrimit/alfabetit sllav.
6 Shtator        Dita e unifikimit të Bullgarisë. 
22 Shtator      Dita e pavarësisë së Bullgarisë.
1 Nëntor         Dita e udhëheqjes dhe ndriçimit- ditë jo pune për institucionet arsimore.  
24 Dhjetor      Nata e Krishtlindjeve. 
25-26 Dhjetor Krishtlindjet.
Pashkët          Festohet dy ditë (e diele dhe e hëne); festë e lëvizshme kalendarike.
 

Disa të dhëna makroekonomike për Republikën e Bullgarisë

* Burimi: Enti Kombëtar Statistikor:
GDP (2009) 12,600 $ / për kokë  banori
Buxheti (2009) 13,75 miliardë €




Partneret kryesor për eksport: Greqia 9,8%, Gjermani 9,1%, Turqia 8,9%, Italia 8,5%, Rumania 7,2%, 5,8% Belgjikë, Francë 4%.

Eksportohet: Çelik dhe hekur, minerale dhe mbeturina metalurgjike, prodhime kimike, materiale plastike, tekstil, prodhime ushqimore, energji elektrike, bagëti, makina dhe pajisje, perime, fruta, duhan, verë, grurë, elb, panxhar, prodhime blegtorale.

Partneret kryesor për import:
Rusia 14,6%, Gjermania 11,8%, Italia 7,9%, Ukraina 7,3%, Rumania 5,6%, Turqia 5,5%, Greqia 5,4%, Austria 4,1%;

Importohet: Nafta, gazi, metale të ngjyrosura, çelik, makina të gatshme dhe pajisje, material ndërtimor, ushqim.

Investitorët kryesor në Bullgari: Austria, Britania e Madhe, Greqia, Gjermani, Holanda.