Follow us on:

Informatë për Ambasadën

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje u hap me 18 janar 2010. Zyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje gjenden në Qendrën “Platinium”, në rrugën “Bacho Kiro” 28 në qendër të Sofjes, së bashku me Ambasadat e Finlandës, Norvegjisë, Estonisë, Irlandës dhe Afrikës së Jugut, vetëm 5 minuta ecje nga Këshilli i Ministrave, Presidenca dhe shumica e institucioneve vendore të Republikës së Bullgarisë.

Ambasada punon çdo ditë pune prej orës 9:00-17:00 (koha zyrtare në Republikën e Bullgarisë GMT +2)

Puna me palë dhe çështjet konsullore trajtohen çdo ditë pune prej orës 11:00-14:00.

Kontaktet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë:

“Bacho Kiro” 28, 1000 Sofje/Bullgari
Tel. + 359(0)29833-999 Fax. +359(0)29835-222
E-mail: embassy.bulgaria@rks-gov.net