Follow us on:

Document for return

Shërbimi konsullor në Bruksel është i autorizuara të lëshoj Dokumente Udhëtimi për Kthim (Fletudhëtim) për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta është humbur, ka skaduar ose për raste tjera urgjente ose humanitare.

Për marrjen e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim nga ana e Shërbimit Konsullor, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar
  • Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe se është bërë raportimi në kohë te autoritetet e zbatimit të ligjit;
  • Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse është në dispozicion, dhe një dokument tjetër identifikues ose certifikatë të lindjes;
  • Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit;
  • Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar;     
  • Dy fotografi;
  • Dëshmi të pagesës për këtë shërbim.

Flëtëudhëtimi për kthim mund të lëshohet brenda 48 orëve vetëm pas verifikimit të shtetësisë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë.

Mënyra e aplikimit në Shërbimin Konsullor në Bruksel mund të bëhet drejtpërdrejtë në mision ose përmes postës në adresën postare:

Embassy of the Republic of Kosovo
Consular Section
Rond-Point Schuman 6
1040, Brussels

Shpenzimet e postës barten nga klienti konsullor.

  • Për rastet e personave të cilët nuk janë regjistruar asnjëherë në librat amëz të Kosovës (fëmijët e lindur jashtë) nuk mund të bëhet dhënia e këtyre fletëudhëtimeve pa u bërë paraprakisht regjistrimi i faktit të lindjes.