Follow us on:

Earn Citizenship

Personat e interesuar për fitimin e shtetësisë së Kosovës  mund të parashtrojnë kërkesë në Shërbimin Konsullor në Bruksel. Aplikimi për fitimin e shtetësisë së Kosovës bëhet sipas procedurave të parapara me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme Nr. 17/2009 për Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Kosovës.  

Dëshmitë të cilat duhet t’i bashkangjiten kërkesës për fitim të shtetësisë, të cilat klienti konsullor nuk mund t’i siguroj në Belgjikë, mund të nxirren përmes një personi ligjërisht të autorizuar për kompletimin e lëndës, i cili bën dorëzimin e këtyre dokumentave në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë.

Autorizimi ligjor i cili duhet t’i bashkëngjitet dosjes për fitim të shtetësisë duhet të përmbajë të dhënat e aplikuesit, të dhënat e të autorizuarit si dhe listën e dokumenteve që duhet të nxirren në Republikën e Kosovës.    
        
Pas marrjes së vendimit nga ana e autoritetit përgjegjës, klienti konsullor duhet të bëjë pagesën sipas Udhëzimit Administrativ për taksa konsullore dhe vetëm pas dorëzimit të fletëpagesës mund të marrë vërtetimin mbi fitimin e shtetësisë së Kosovës.